E Diel, 1 Nëntor 2026

Shamku: Qeveria, mashtrim me fondet për rrugët rurale

Deputetja socialiste, Ledi Shamku, u shpreh dje se qeveria "Berisha" ka mashtruar në premtimin e saj për fondet e rrugëve rurale. Ajo iu referua një protestave të 50 familjeve në Grudë të Malësisë së Madhe, të cilëve u është premtuar se do kishte investime.

"Fondet edhe pse janë çelur, nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion. Mashtrimi i radhës i qeverisë për këta shqiptarë. Mashtrimi i radhës i qeverisë për 6 mijë kilometrat e rrjetit rrugor që u nuk bënë kurrë. Ndaj ne i bëjmë apel Jozefinës dhe shefit të saj, Saliut, të mos tallen më me banorët e Grudës, por të shtrojnë rrugët ose të largohen", tha Shamku.

Ajo vuri në dukje se nga sot këta 150 fëmijë rrezikojnë të mbeten analfabetë, çka do të thotë të varfër, të margjinalizuar dhe të pashpresë. "Sali Berisha shqiptarët ty të kërkojnë të shkojnë në shkollë, ata nuk janë fëmijët që kanë babanë Kryeministër", nënvizoi Shamku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›