Imeraj: Mazhoranca të sqarojë rritjen e çmimit të energjisë
Partia Socialiste kërkoi sërish shpjegime dje për rritjen e çmimit të energjisë. Zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj, kërkoi shpjegime nga Kryeministri që të sqarojë pse u rrit çmimi i energjisë dhe se arka e shtetit është bosh.
"Pse nëpunësve të administratës civile nuk ju jep rrogat dhe shpërblimet që meritojnë. Pse numri i bizneseve që falimentojnë po shtohet dita-ditës njësoj siç po shtohet papunësia dhe varfëria", nënvizoi Imeraj. Njëkohësisht, sipas saj, Kryeministri duhet të japë sqarime përse monedha e vendit po zhvlerësohet e fuqia blerëse po ulet ndërsa argumentoi se këto janë përgjigjet që shqiptarët duan të dëgjojnë e jo përrallat e Sali Berishës për cuname e ciklone. "Sali Berisha nuk e nxjerr dot Shqipërinë nga kriza ekonomike për sa kohë qeveria e tij është ilegjitime",
nënvizoi Imeraj.