Shamku: Reforma e MASH, thellon krizën në arsim
Sipas saj, me vendimin e ri të qeverisë shkelet Kodi i Punës, ndërkohë që iu shtohen orët arsimtarëve. Shamku tha se reforma e pretenduar nga Ministria e Arsimit, nuk nuk zgjidh problemin e shkollave me turne dhe klasat e tejmbushura me nxënës.
"Kjo gjoja-reformë nuk zgjidh aspak problemin në rritje të papunësisë së arsimtarëve të kualifikuar, madje e rrit vrulltas; aktualisht vetëm në Tiranë ka mbi 4 mijë arsimtarë të kualifikuar pa punë, pasi qeveria është totalisht e paaftë për të bërë një rishpërndarje racionale”, tha më tej ajo. Në emër të Partisë Socialiste, ajo kërkoi nga MASH që të prapësojë këtë vendim.