Shanaj: Po më bëhet një 'atentat' i dytë, nuk kam konflikte
POGRADEC- Pak orë pasi gjykata e Poogradecit vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Adrian Hoxhallarin, ka reaguar aktori Mevlan Shanaj. Në një intervistë për "NEWS24", Shanaj u shpreh se ngjarja në Tushemisht po keqinterpretohet, duke u përbaltur figura e tij, ndërsa i kërkoi policisë së shtetit që të zbardhë motivin e vërtetë të kësaj ngjarjeje të rëndë, që sipas tij nuk ka lidhje me konfliktin.
“Nuk kam pasur asnjëherë në asnjë rrethanë konflikt apo sherr. Është indinjata ime e dytë, përveç atentatit kriminal që u bë drejt familjes time, është e turpshme që të bëhet edhe kjo lloj shpërndarje informacioni, sikur unë kam pasur konflikt parkimi apo konflikt hunjësh gardhi, absolutisht jo. Ky është një mesazh për organet kompetente që të zbardhin se cili është motivi që u qëllua familja e Mevlan Shanaj. Nuk mund të përfshihet Mevlan Shanaj në konflikte banale. Është një sulm i dytë që po më bëhet. Stop thashethemeve dhe konflikteve të tilla të sajuara”, - u shpreh aktori i mirënjohur, Mevlan Shanaj.
Motivi i komunikuar nga policia tashmë nëpërmjet një komunikate zyrare është mohuar edhe nga nëna e autorit Zhaneta Hoxhallari.
“Kur e mora vesh për Mevlanin që është bërë kështu, nuk di si ta them se sa jemi shqetësuar. Kemi pasur miqësi të madhe. Me bashkëshorten e Mevlanit, me Tashën kam muhabet. Policia thotë kot. Si mund të kemi pasur konflikt. Janë të kota këto llafe. E ka bërë nën ndikimin e alkoolit. Ka bërë edhe në shtëpi ca zarare. Ne u turpëruam shumë, por nën ndikimin e alkoolit ai nuk di se çfarë bën”, - deklaroi e ëma e autorit, Zhaneta Hoxhallari.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur Hoxhallari qëlloi me pistoletë në drejtim të banesës së Shanaj, i cili është edhe fqinji i tij. Policia ka mundur të vërë në pranga autorin, vetëm pak orë më vonë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)