E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell Jakup Krasniqi po nxite kundershti ndermjet Kosoves dhe Evropes e SHBA-se

Ambasadori amerikan ne Kosove Christopher Dell ne nje interviste per Zerin e Amerikes ka reaguar ashper ndaj refuzimit te krye parlamentarit Jakup Krasniqi per te kerkuar heqjen e imunitetit te deputeteve qe jane nen hetime. Ne intervisten dhene korrespondentit tone ne Prishtine Besim Abazi ai thote se me kete qendrim kryetari i Parlamentit po i shkakton deme te renda Kosoves dhe po nxite pikepyetje nese duhet te qendroje edhe me tej ne poziten qe ka aktualisht.

Zeri i Amerikes Keto dite EULEX-i ka kerkuar nga Parlamenti nje Rezolute lidhur me imunitetin e deputeteve. Si mund te zgjidhet kjo ceshtje

Christopher Dell Ka individe ne Parlamentin e Kosoves per fat te keq duke filluar me kryetarin e Parlamentit qe kane provuar te paraqesin kete si nje forme te sulmit ndaj trashegimise se Ushtrise lirimtare te Kosoves si nje sulm ndaj historise se perpjekjeve per pavaresi per te cilen njerezit e ketij vendi me te drejte jane krenar. Mendoj se kjo eshte shtremberim i plote i kesaj ceshtjeje. Kjo eshte ceshtje qe ka te beje me individe qe jane akuzuar per krime lufte. Ne nuk e dime nese ata individe jane fajtore apo jo por tashme ata kane nje re mbi koke sepse jane shenjuar publikisht. Ata kane po aq te drejte ne drejtesi aq sa edhe viktimat apo familjet e tyre. Perpjekjet per ta paraqitur kete si nje sulm ndaj Ushtrise lirimtare eshte nje perpjekje per te devijuar drejtesine. Jam shume i zhgenjyer qe kryetari i Parlamentit hodhi poshte letren e EULEX-it duke u pergjigjur se nuk ka baze per kete duke nxjerre nje numer argumentesh ligjore te pakuptimta e qesharake si perpjekje per te shmangur pergjegjesite e tij. Mendoj se kryetari i Parlamentit i mbeshtetur nga individe te caktuar i ka bere nje dem Kosoves. Shtetet e Bashkuara kane punuar shume me EULEX-in per te siguruar nje perfundim qe nuk ka te beje me individe me krime te luftes e as me vlerat e Ushtrise lirimtare te Kosoves. Dhe me lejoni te them se kurre nuk kam menduar se Ushtria lirimtare ka luftuar kurre nuk kam menduar se Shtetet e Bashkuara apo NATO e mbeshteten Ushtrine lirimtare te Kosoves sepse ajo luftoi per te mbrojtur kriminelet e lutes nga drejtesia. Une kam menduar se Ushtria lirimtare luftoi per te penguar kriminelet e luftes qe te permbushin planet e tyre kunder njerezve te Kosoves. Pra po them se qendrimi i kryetarit te Parlamentit eshte devijim i trashegimise se asaj per te cilen Ushtria lirimtare ka luftuar ne emer te njerezve te Kosoves. Veprimet e sotme e vene Kosoven ne kundershtim me komunitetin nderkombetare. Krimet e luftes ndjekja e krimeve te luftes venia e individeve para drejtesise per krime lufte jane ceshtje e vlerave thelbesore per Shtetet e Bashkuara dhe per Evropen. Kryetari Krasniqi zgjodhi te sfidoje komunitetin nderkombetare te sfidoje miqte me te mire te Kosove ne emer te mbrojtjes se nje apo dy miqve te tij. Kjo me nxite te shtroje pyetjen nese ai vertete eshte i pershtatshem te mbetet ne poziten qe ka aktualisht.

Zeri i Amerikes Po flisni per zotin Krasniqi dhe disa individe a do te thote kjo se ka vullnet te mjaftueshem tek pjesa tjeter e Parlamentit dhe qeverise per te mbeshtetur kete rezolute

Christopher Dell Te kthehemi tek kerkesa. Kerkesa nga EULEX-i eshte shume e arsyeshme per te kerkuar interpretimin e asaj se cfare imuniteti gezojne anetaret e Parlamentit. Sic e dini dhe ne fakt sic thuhet edhe ne analizat e vete kryetarit te Parlamentit ku ai e ka bazuar refuzimin  neni 9 i ligjit per deputet e thote qartazi se deputetet gezojne imunitet nga ndjekja vetem per veprimet e kryera ne poziten zyrtare. Nuk mendoj se ka ndonje paqartesi por une nuk jam Gjykata Kushtetuese. Nese ka medyshje atehere ceshtja duhet te shtrohet para Gjykates Kushtetuese. Ajo cfare ka bere kryetari i Parlamentit eshte bllokim i Gjykates Kushtetuese nga mundesia per te dhene nje mendim legjitim se cfare eshte imuniteti sa ka imunitet dhe si zbatohet tek deputetet ne rrethana te caktuara. Duke e bere kete ai ka siguruar se do te kete kundershti ndermjet Kosoves dhe Evropes e Shteteve te Bashkuara sepse ajo cfare ka bere eshte se ai ka krijuar nje situate kur Parlamenti ose duhet te votoje per dhe kunder imunitetit te ndonje deputeti ose te vazhdoje te refuzoje faktin se ka akuza serioze dhe duhet te kete hetime serioze dhe drejtesia te vihet ne vend. Nese eshte me e lehte per kryetarin e Parlamentit dhe ata qe e mbeshtesin ate te mbroje nje kriminel lufte sesa te permbushin pergjegjesite e tyre e kuptoj vendimin e tyre shte nje vendim legjitim qe mund ta marrin por ai do ti sjelle deme te pariparueshme Kosoves dhe reputacionit te saj nderkombetare. Mendoj se eshte veprim i papergjegjshem dhe mendoj se kjo nxite ne mendjen time dhe jam i sigurt edhe ne mendjet e njerezve ne Washington nese ky njeri eshte i pershtatshem te mbetet ne poziten aktuale. Sigurisht nuk eshte i pershtatshem te sherbeje si president i Kosoves E di se eshte synim i tij. Ajo cfare ka provuar te beje keto dite eshte pasqyrim i ambicies se tij frustruese dhe mendoj se eshte deshmia me e qarte pse ai nuk eshte i pershtatshem per ate pozite.

Zeri i Amerikes Derisa flasim per kete ceshtje emri i zoti Fatmir Limaj eshte perreth. A eshte kjo ceshtje qe ka te beje vetem me zotin Limaj

Christopher Dell Nese Parlamenti deshiron te votoje nese duhet ti hiqet imuniteti Ftamir Limajt nese deputetet ndjehen me mire te qendrojne ne Parlament dhe te votojne per ose kunder per kete ceshtje ne vend se ti kerkohet Gjykates Kushtetuese te permbushe detyren e saj dhe te qartesoje kete ceshtje nese ata preferojne te votojne po ose jo per imunitetin e Fatmir Limajt ne rregull. A eshte kjo me e lehte per ta Mund ta imagjinoje se nuk do te jete sepse njerezit duhet te zgjedhin nese do te qendrojne para opinionit dhe te thone po une po votoj per te mbrojtur nje individ nga drejtesia dhe akuzat per krime lufte ose nuk po votoj dhe kjo ka rrjedhoja politike. Kjo ishte nje perpjekje per ta bere kete nje ceshtje qe nuk ka te beje me individet por me interpretimet ligjore. Ata e refuzuan kete dhe tash duhet te votojne per dhe kunder per nje individ. Serish do te doja te kishte nje perfundim tjeter sepse nuk ka te beje me nje individ por eshte ceshtje parimi dhe e kuptimit ligjor te kushtetutes. Dhe ka rruge qe kjo te zgjidhet duke mos e shnderruar ne ceshtje te nje individi te vlerave te Ushtrise lirimtare te trashegimise se luftes. Ata e refuzuan nje perfundim te tille dhe e vetmja zgjidhje qe ka mbetur eshte qe EULEX-i te kerkoje nga Parlamenti ti heq imunitetin Fatmir Limajt. Atehere kryetari Krasniqi dhe te tjeret duhet te votojne me po ose jo per kete dhe tashme e dime se cili eshte qendrimi i tyre dhe me e rendesishmja qytetaret e Kosoves e dine qendrimin e tyre.

Zeri i Amerikes Por ambasador a ka rrezik qe ajo Rezolute do te mund te nxiste ndarje te thella ne Parlament tek partite politike dhe posacerisht ndarje te thella ne Partine Demokratike te Kosoves

Christopher Dell Nuk e di per ndarjet ne Parlament. Ne kemi marr vesh se pjesa me e madhe e grupeve parlamentare jane te gatshem te mbeshtesin Rezoluten per te kerkuar qartesi ne ceshtjen e imunitetit. Kjo eshte nje ceshtje me e rendesishme se sa nje deputet. Tashme kemi pare avokatin e nje deputeti tjeter qe doli ne publik dhe tha se ai eshte imun nga ndjekja per krime lufte sepse eshte deputet. Nje perpjekje tjeter per hetimin nje anetari tjeter te parlamentit eshte bllokuar per kete shkak. Njerezit ne Kosove duhet te dine nese Parlamenti do te behet strehim per kedo qe synon te shmang ndjekjen per krimet qe ai apo jo ka kryer. Nese do te kemi nje parlament te keqberesve qe jane atje per tu fshehur nga ligji meqe disa individe kane lejuar nje interpretim te tille sipas te cilit duke qene deputet fitoni imunitet te plote nga ndjekja per cfaredo qe keni bere perfshire edhe akuzat per veprime te kryera para se te kishte parlament te Kosoves pavaresi dhe qeveri te saj. Nese ky eshte interpretimi qe mbeshtesin qytetaret e Kosoves Nese ky eshte Parlamenti qe duan ata Ne rregull. Kjo eshte zgjedhje legjitime e qytetareve te Kosoves. Besoj se fjalet e Kushtetutes jane te qarta por lereni Gjykaten Kushtetuese ta marre vendimin. Nese njerezit jane te kenaqur qe Parlamenti te marre vendime ne vend te Gjykates Kushtetuese Mire. Atehere do te kemi nje perfundim te tille qe i merr fuqine Gjykates Kushtetuese per tia kaluar Parlamentit qe nuk ishte kurre nje synim. Por nese kjo eshte politikisht e pranueshme per njerezit ketu ky eshte vendim per Kosoven.

Zeri i Amerikes A e keni diskutuar ju me zotin Krasniqi dhe me perfaqesuesit tjere te Kosoves rreth kesaj ceshtjeje

Christopher Dell E kemi diskutuar kete ceshtje me te gjitha autoritetet.

Zeri i Amerikes Dhe cili eshte qendrimi i tyre

Christopher Dell Besoj se qeveria e kupton se nevoja e qartesimit te ceshtjes se imunitetit eshte e rendesishme per ceshtje me te medha sesa e nje deputeti.  Besoj se jane te gatshem ta mbeshtesin dhe te ndermarrin hapat nevojshem pasi qe Parlamenti te miratoje Rezoluten besoj se Gjykata eshte e gatshme ta shqyrtoje ceshtjen dhe te ofroje opinionin e saj ligjor. Mendoj se te gjithe jane te gatshem te bejne punen e tyre. Rezistenca fillon ne Parlament.

Zeri i Amerikes EULEX-i si mekanizem qe ka ngritur kete ceshtje eshte kritikuar per zbatim te standardeve te dyfishta. Nje pale per veriun e Kosoves dhe nje pale per pjesen tjeter. Si e shihni ju kete ceshtje

Christopher Dell shte vertete e rendesishme te mos perzihen keto dy ceshtje. Ky eshte nje argument I njerezve qe nuk duan te shohin veprime te ligjshme te EULEX-it ne jug Argumenti eshte qe meqe EULEX-i nuk po mund te veproje ne veri atehere nuk duhet te provoje te beje kete ne jug. EULEX-i ka detyrim te permbushe pjese te mandatit te tij dhene nga qeveria e Kosoves per te cuar perpara hetimet qe kane te bejne me krimet e luftes. Thjeshte per faktin se EULEX-i po kalon kohe te veshtira per te vendosur sundimin e ligjit ne veri nuk eshte arsyetim per te braktisur mandatin e tij per te hetuar krimet e luftes kudo ne territorin e Kosoves. Une e refuzoj nje argument te tille. E dime se EULEX-i ka veshtiresi shume rezistence ne veri per te ushtruar mandatin e tij atje por kjo nuk eshte nje arsyetim per te lene te pa hetuara krimet e luftes dhe veprimet tjera te urryera ne pjesen tjeter te Kosoves.

Zeri i Amerikes Zoti ambasador per fund a do te thote kjo se jeta politike e zotit Krasniqi po i ofrohet fundit.

Christopher Dell Mendoj se perderisa ai nuk tregon nje ndjenje me te larte te pergjegjesise per zgjidhjen e problemeve qe ka pasur deri tash do te jete e pamundur per Shtetet e Bashkuara qe te vazhdojne te punojne me te si partner.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›