Vjedhja e 67 mijë eurove në agjencinë turistike, shtyhet seanca
TIRANE- Në dhomën penale të Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë është zhvilluar seanca në ngarkim të dy shtetasve, Rodrigez Malaj dhe Gerta Mezuraj, motra e Ermelës, fituese e 'reality show Big Brother'.
Këta dy persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur shumën prej 67 mijë eurosh në agjencinë turistike 'R&LO Travel', në dhjetor të vitit 2010 tek rruga ‘Avdyl Frashëri’.
Pala e dëmtuar, agjencia turistike, ka bërë dhe një padi civile për dëmshpërblim financiar për dëmin e shkaktuar. Gerta Mezuraj kërkoi që ti caktohej një avokat nga shteti, pasi nuk ishte në gjendje të paguante një të tillë, ndërsa avoakti i të pandehurit Rodrigez Malaj nuk ishte prezent në gjykatë.
Për pasojë relatori i çështjes, gjyqtari Gerti Hoxhaj, vendosi shtyrjen e seancës për në datën 27 korrik ora 12:00.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)