Tkurret Serbia. Censusi 200 mije serbe me pak

Serbia po tkurret. Sipas rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë, në dhjetë vitet e fundit, numri i popullsisë në Serbi është zvogëluar për mbi 200 mijë njerëz. Në fazën e parë të regjistrimit në Serbi deri më 15 tetor janë regjistruar afër 7.388.367 banorë, pa përfshirë këtu komunën e Preshëves, që del të jetë rreth 200 mijë banorë më pak krahasuar me regjistrimin paraprak.
Regjistrimi i popullsisë nuk është realizuar në Luginën e Preshevës të banuar me shumicë shqiptare, të cilët kanë bojkotur këtë proces për asye politike. Sipas të dhënave të publikuar në Radio-Televizionin e Serbisë - RTS nga 7.387.367 sa janë regjistruar gjithsej në Serbi 1,972.000 prej tyre banorë jetojnë në kryeqytetin serb Beograd.
Drejtori i Entin Republikan të Statistikës Dragan Vukmiroviq është shprehur i kënaqur me fazën e parë të regjistrimit në Serbi. “Përgjigja ishte shumë e mirë dhe në të gjitha komunat, përveç Preshevës përgjigja e qytetarëve ndaj këtij procesi i ka tejkaluar pritjet tona”, ka thënë ai.
Ekspertë parashohin që në vitet e ardhshme të ketë edhe një tkurrje më të madhe dhe më të shpejt të serbëve. Edhe vetë institucionet shtetërore serbe kanë alarmuar vazhdimisht për plakjen e banorëve serbë, pasi çiftet e reja lindin gjithnjë e më pak fëmijë.
Bul Salihu