E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaniu “vrau për nderë”

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 13:01

Kosovari Shani H. (59) që vrau dje gruan Sadete S. dhe punonjësen sociale në Pffafikon të Cyrihut, e kishte bërë aktin tronditës pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që çifti kishte mes vete për vajzat e tyre.

Çifti kishte 5 vajza dhe një djalë nga mosha 19-31 vjeçare. Sipas nipit të Sadetes të ndjerë, Shqipram Badalli, Shaniu assesi nuk pajtohej me faktin që vajzat e saj jetonin jetë të pavarur.

Sipas Shipërimit, vrasësi Shani H. mendonte se 3 vajzat e saj e kishin turpëruar reputacionin e tij nga imoraliteti, ndërsa për dy vajzat tjera besonte se e kanë ruajtur nderin duke qenë virgjine.

"Shani mendonte se vetëm dy nga vajzat kanë mbajtur rregullat tona si muslimane, që domethënë se gruaja duhet të jetë e virgjër në martesë. Tre vajza të tjera sjell turp mbi familjen, mendonte Shaniu", thotë Shipërim Badalli për të përditshmen zvicerane Blick, transmeton InfoSot.

Ai rrëfen se Sadetja gjithmonë i mbronte vajzat e saj dhe për këtë kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme, ku disa herë kishte kërkuar edhe divorcin. Madje, Shaniu nuk ishte pajtuar që vajzat e tij të punojnë.

"Shani ishte shpesh i zemëruar, sepse vajzat e tij nuk ishin si i kishte imagjinuar. Ai thoshte se duhet të lejojmë gratë të punojnë. Besonte se në punë ato mësojnë vetëm gjëra të këqija", ka thënë Shqipërimi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›