E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vushtri, nis ndërtimi i urës, serbët kundërshtojnë

VUSHTRI-Në fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrrisë, ka nisur ndërtimi i një ure 110 metërshe. Banorët serbë të këtij fshati kanë kundërshtuar ndërtimin e saj.

Në kohën kur ka nisur vënia e gurëve të parë të themelit, rreth 100 banorë serbë janë mbledhur në vendin e ngjarjes, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk mund të flitet për kundërshtime të mëdha”, por siç ka thënë ai, banorët serbë në këtë vendbanim, kanë mbajtur një protestë “pasive” kundër fillimit të ndërtimit të urës.

Ndërtimi i urës do të mundësojë lëvizjen e banorëve të 12 fshatrave që shtrihen përgjatë Çiçavicës, ndërkohë që do të përfitojnë 15 mijë banorë të kësaj ane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›