Shanjder pranë largimit nga Inter, Nani te Juventusi
Merkato në Serinë A mesa duket bëhet më shumë në arenën mediatike sesa në klubet e futbollit. Loja është hapur tashmë për më të mirët e futbollit italian, ku mediat e huaja dhe ato italiane aludojnë për shtije blerje ende të pakonfirmuara zyrtarisht.
Ndërkohë që Inter ndodhet në Pekin, duke u përgatitur për sfidën e Superkupës së Italisë ndaj Milanit, mediat angleze japin lajmin se është pranuar oferta e Manchester United për organizatorin hollandez Ëesley Snejder. “Inter ka pranuar ofertën e United për Snejder”, shkruan ‘Daily Mirror’. Sipas kësaj gazete, organizatori do të jetë lojtar i Red Devils që këtë javë dhe klubit zikaltër do t’i shkojnë 30 milionë stërlina. Pengesa e fundit është rroga e lojtarit. Manchester United do t’i propozojë hollandezit një ulje të rrogës dhe një rritje të shpërblimeve që lidhen me trofetë dhe rendimentin e lojtarit. Në ditët e ardhshme edhe lojtari spanjoll Mata përflitet se do të largohet nga Valencia.“Gunners” me shumë mundësi do të përfundojnë çdo gjë me klubin e Valencias për transferimin e lojtarit spanjoll, për të cilin me sa duket londinezët duhet të paguajnë një shifër prej 23 milionë eurosh. Edhe pse kishte një klauzolë prej 60 milionësh, në Valencia janë të vetëdijshëm që nuk mund ta mbajnë dot lojtarin, kjo pasi në këtë klauzolë aktuale përfshihet një rritje page, të cilët klubi spanjoll nuk e përballon dot.