E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollisti japonez Matsuda vdes nga një atak kardiak në fushë

Naoki Matsuda, ish-futbollist i Kombëtares japoneze, ka ndërruar jetë. Matsuda pësoi një arrest kardiak pas vetëm 35 minutash stërvitjeje dhe, sipas mediave japoneze, ai arriti pa ndjenja në spital dhe nuk iu përgjigj masazhit kardiak. 34-vjeçari ka luajtur 40 ndeshje me Kombëtaren dhe 385 me klubin Jokohama, me të cilin ka fituar tre tituj të J-League.

Gjithashtu ka marrë pjesë në botërorin e vitit 2002. Naoki Matsuda u shtrua në spital pasi kishte humbur ndjenjat gjatë stërvitjes. Sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo News”, në fillim u dyshua se ai ra në tokë për shkak të të nxehtit të madh, por më pas u bë e ditur se ai kishte pësuar një atak kardiak që i kishte marrë dhe jetën. Matsuda, i njohur për debutimin e tij në Botërorin e vitit 2002, ka pësuar një arrest kardiak dhe frymëmarrjeje.

Lojtari ka luajtur 40 ndeshje me kombëtaren dhe 385 me klubin Jokohama, me të cilin ka fituar tre tituj të J-League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›