Shansi që po i jepet Berishës
Nëse ju do ta lini popullin të shoh se çfarë ka në këto kuti, do ti bëni Shqipërisë dhe demokracisë tonë shërbimin që nuk ja bëtë më 28 qershor duke futur duart babëzisht në kutitë e votimit e futur vendin në këtë krizë të rëndë, e cila nuk zgjidhet nëpërmjet një pazari, por vetëm nëpërmjet një parimi
Gramoz Ruçi*
Deputet, kryetar i Asamblesë Kombëtare, PS
Ky parlament ka një konflikt për të zgjidhur me popullin opozitar dhe populli opozitar ka një konfikt për të zgjidhur me këtë parlament. Ne kemi ardhur sot ti japim një shans këtij parlamenti që të zgjidh pikërisht këtë konflikt me popullin përpara sesa populli të marrë vetë në dorë zgjidhjen e këtij konfikti.
Ky nuk është një konflikt për pushtet, por një konfikt i pastër interesi mes një pushteti që pengon transparencën e zgjedhjeve nga ka dalë dhe popullit nga ana tjetër që kërkon transparencën e votës që ka dhënë.
Ne nuk kemi ardhur sot këtu të marrim pushtetin përmes këtij hetimi të zgjedhjeve, por për tu kërkuar të mos na mohoni të drejtën kushtetuese që ti hetojmë zgjedhjet plotësisht dhe hollësisht, padyshim duke hapur kutitë e 28 qershorit.
Ne nuk kemi ardhur sot këtu në parlament të betohemi dhe të largohemi, po u betuam për kushtetutën që ky pushtet e ka shkelur rresht 20 herë në këto 4 vjet, por njëherësh ne nuk kemi ardhur as të rrimë bashkë me ju në këtë sallë duke i kthyer kurrizin popullit opozitar dhe të mbyllim sytë para së vërtetës, që sot ky popull kërkon asgjë më shumë sesa të drejtën sovrane për transparencën e këtyre kutive.
Ne jemi këtu në emër të çdo shqiptari që prej 6 muajsh proteston bashkë me ne për këtë të drejtë dhe do të qëndrojmë në këtë parlament vetëm nëse ju dëshironi dhe keni vullnet të mirë politik për ta zgjidhur këtë krizë politike. Vetëm nëse ju do të çlironi pikërisht nga konflikti interesit, që ju detyron të shkelni prej 6 muajsh kushtetutën për të mos lejuar hetimin kushtetues dhe ligjor të këtyre zgjedhjeve.
Shqipëria është në një krizë të thellë të demokracisë, është në një krizë të thellë të shtetit të së drejtës dhe njëherësh është në krizë ekonomike. Pushteti juaj e ka të pamundur tju ofroj shqiptarëve zgjidhjen për faturën e jetesës që ju ngrihet lak në fyt çdo familje hqiptare.
E keni të pamundur t'ju jepni shqiptarëve shkollim normal për fëmijët, e kujdes të denjë shëndetësor për të sëmurët. E keni të pamundur tju jepni shqiptarëve frymëmarrje për biznesin privat që po lëngon apo në punën e shtetit, nënpunësit e shtetit që janë bërë çerdhe shërbëtorësh të pushtetit.
E keni njëherësh të pamundur t'ju jepni shqiptarëve integrimin e shumë ëndërruar evropian dhe nuk ju ndihmon në këtë drejtim as propaganda e turpshme kundër opozitës edhe nga kjo foltore, që pavarësisht mungesës sonë, keni vazhduar ta përdorni atë si kënd shpifjesh e sharjesh për ne për të justifikuar betejën e përsëritur ose mbetjen në klasë për liberalizimin e vizave që është vetëm paaftësia juaj shembullore.
Por edhe mos përmendur edhe më të thjeshtën, transparencën kushtetuese të zgjedhjeve, sepse pastaj do të jetë e pamundur që të ndalim pushtetin e punëve tuaj, përpara zemërimit të popullit pa punë dhe pa përfillur njëherësh edhe këtë të drejtë elementare për transparencën.
E vratë dhe shkatërruat popullin nëpërmjet Gërdecit, me babëzinë tuaj dhe pangopësinë tuaj dhe të pangopurit i keni ende sot në krye, sepse s'ka ende drejtësi në këtë vend pasi janë kapur gjykatat. E shembët investimin e parave të popullit në rrugën e kombit, përsëri me babëzinë tuaj dhe të pangopurit i keni përsëri në krye, sepse s'ka drejtësi në Shqipërinë ku ka ikur në drejtim në paditur prokuroria.
E mbytët Shkodrën për herë të dytë, përsëri me babëzinë tuaj dhe të pangopurit i keni përsëri në krye sepse s'ka drejtësi në vendin tonë, ku ka rënë shteti i së drejtës dhe ka fituar pushteti i votës së vjedhur.
Një pushtet që vjedh votat është një pushtet që vjedh pastaj çdo gjë, sepse nuk ka më nevojë ti bind njerëzit për votën që duan sduan jua merr me pahir. Sot ne nuk ju kërkojmë pushtetin që nuk na e ka dhënë populli, por hapjen e kutive ku populli ka dhënë vendimin e tij për pushtetin, jo për të ndryshuar këtë herë rezultatin, por për të ndryshuar njëherë e mirë rregullat e lojës, që ju ka nxjerrë fitues ju pa pëlqimin e popullit.
Nëse ju do ta lini popullin të shoh se çfarë ka në këto kuti, do ti bëni Shqipërisë dhe demokracisë tonë shërbimin që nuk ja bëtë më 28 qershor duke futur duart babëzisht në kutitë e votimit e futur vendin në këtë krizë të rëndë, e cila nuk zgjidhet nëpërmjet një pazari, por vetëm nëpërmjet një parimi. Ose qeverisni duke lejuar transparencën ose duhet të largoheni për ti ridhënë popullit të drejtën sovrane të vendimmarrjes së tij.
Z. Berisha më njihni mirë dhe po kaq mirë ju njoh edhe unë ju. Nuk dyshoj se pavarësisht atyre që ju thoni për hesapin tuaj ndaj meje, brenda vetes koha ju ka krijuar një bindje, se unë jam një shqiptar tradicional që gënjeshtrën e përçmoj dhe shpifjen e neveris.
Ju kam dëgjuar si gjithë shqiptarët tërë këto kohë të vajtoni mandatin që thoni se e keni humbur në qarkun e Fierit, duke vajtuar apo duke bërë sikur po vajtoni. Pretendoni se gjykata ka dhënë një vendim të gabuar lidhur me qendrën e votimit në Rruzhdie, por ju e respektoni prandaj kërkoni edhe nga ne që të respektojmë vendimet e gjykatës dukë mos kërkuar hapjen e kutive të 28 qershorit.
E kemi thënë çdo ditë në këto 6 muaj, ne nuk kemi punë me vendimet e gjykatës, por të drejtën tonë kushtetuese të hetimit parlamentar as e ndalon gjykata dhe as ne kërkojmë të përdorim atë kundër gjykatave.
Megjithatë z. Berisha unë kam një propozim dhe një sfidë publike për ju, jo vetëm në emrin tim personal, por edhe në emër të tërë kolegëve të tjerë të qarkut të Fierit, jo vetëm në emër të atyre por edhe në emër të gjithë PS dhe të grupit të saj parlamentar, në emër të kryetarit të PS.
Ne si socialistë na mjafton vetëm transparenca e kutisë së Ruzhdies, meqë ju pretendoni, për tu tërhequr nga fusha e kësaj beteje, nëse nga verifikimi i dokumentit zgjedhor i kësaj kutie nuk del qartë në sytë e popullit mekanizmi i korrupsionit elektoral, ashtu siç mjafton vullneti i këtij parlamenti sot, që sot që nesër.
Ta sjellim dhe ta hapim këtu në parlamentin shqiptar, në këtë sallë para syve të popullit, vetëm kutinë e Rruzhdies për të vendosur për më tej. Nëqoftëse bindja jonë se zgjedhjet janë kërcënuar shumë seriozisht nga një mekanizëm grabitje, përmes korrupsionit të komisionerëve, nëse nuk vërtetohet plotësisht përpara syve të gjithë shqiptarëve dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar, unë personalisht jo vetëm që ju kërkoj ndjesë publike, por jap dorëheqjen nga gjithë skena politike dhe shkoj në shtëpi së bashku me 8 deputetët e qarkut të Fierit.
Në të kundërt ju zoti Berisha që do të duhet ti hapni rrugën transparencës së plotë e të pakushtëzuar duke lejuar shqiptarët dhe botën mbarë që të shoh provën e krimit elektoral që mbajnë brenda ato kuti. Ne jemi gati për këtë sfidë dhe të më falë, refuzimit tuaj në këtë rast do ta merrja si provën më të qartë për vërtetësinë e krimit që fle në ato kuti, rreth faktit se ju z. Berisha e dini fare mirë se çfarë kanë ato kuti brenda, prandaj i trembeni si djalli temjanit.
Ku ka shqiptarë përfshirë edhe ju vetë, që ta besojë se ju zoti Berisha i 20 shkeljeve kushtetuese, ju zoti Berisha i hetimeve antikushtetuese parlamentare që nxorët në publik sekrete të mbr