E Diel, 1 Nëntor 2026

Shantazh me foto nudo biznesmenit

Një grua nga Vlora dhe dhëndërri i saj, akuzohen nga prokuroria se i kërkuan pronarit të një lokali 1 milionë lekë


Mbyllet dosja ndaj dy të dyshuarve, që i kërkuan tregtarit para në këmbim të mos diskretitimit të tij në familje me fotot

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, përfundoi hetimin në ngarkim të dy të pandehurve, Genci Kajtalli dhe Florika Haxhiaj (Beja) nga Vlora, të akuzuar se kanë "shantazhuar" një të moshuar 72- vjeçar me disa foto nudo me një femër tjetër të shkrepura me dhunë. Mbyllja e hetimit është konfirmuar nga burimet zyrtare të prokurorisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.


Kjo e fundit nëpërmjet shortit elektronik ka caktuar pesëshen gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi për shqyrtimin e çështjes. Sipas kërkesës për gjykim me nr. 71, të pandehurit Genci Kajtalli e Florika Haxhiaj (Beja), në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprat penale të " Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" si dhe "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike". Në hetimin e saj prokuroria pretendon se ka provuar veprimet shantazhuese të të dy të akuzuarve ndaj një biznesmeni 72- vjeçar nga Vlora.


kurthi


Me 5 nëntor të vitit të kaluar, një burrë 72- vjeçar nga Vlora, me inicialet N.L. kallëzoi në polici ngjarjen e dy ditëve më parë, kur sipas tij ai ishte dhunuar, zhveshur dhe më pas fotografuar me dhunë, nga dy persona me të pandehurën Florika Haxhiaj. Këtë autorët e kanë përdorur për t'i kërkuar 1 milion lekë të vjetra në formë gjobe të moshuarit, pronari i një lokali në Ujin e Ftohtë pranë vendit të njohur me emrin "Kalaja"


Duke qenë se njiheshin prej vitit 2001, Haxhiaj, në shtator të 2007, i ka kërkuar 50 mijë lekë të reja borxh, pasi i duheshin për shpenzimet gjyqësore, duke qenë se ishte në divorc nga i shoqi. Më pas e pandehura i ka marrë edhe sërish 10 mijë lekë të reja, në prani të bashkëshortes së të dëmtuarit N.L. pavarësisht se paratë kishin vite që ishin marrë nga e akuzuara ajo nuk po denjonte t'i kthente.


Në këto kushte, paraditen 2 nëntorit 2009, pronari i lokalit, kishte takuar të pandehurën, duke i kërkuar paratë. Ajo pas një bisede, i kishte premtuar se do ia jepte paratë po atë ditë por më vonë duke i dhënë numrin e telefonit. I dëmtuari i kishte telefonuar disa herë, por, ajo nuk ishte përgjigjur duke mbyllur telefonin deri në ora 21:00 të mbrëmjes.


Në këtë kohë, Haxhiaj ka hapur telefonin dhe ka ftuar të dëmturin të shkonte te banesa e saj të nesërmen në mëngjes për të marrë paratë. Rreth orës 09.30, i dëmtuari N.L, ka shkuar në shtëpinë e të pandehurës duke u ulur të pijnë kafe.


Ndërkaq në këtë kohë, në shtëpinë e gruas kanë mbërritur dy persona që duke kërcënuar i kanë bërë foto të moshuarit, bashkë me borxhlien dhe fotot e kanë kërcënuar t'ia dërgojnë të afërmëve të familjes së tij në Vlorë.


Një veprim i tillë do të kryhej nëse ai nuk iu jepte personave shumën prej rreth 1 milionë lekë të vjetra brenda pak ditësh. Në të kundërt ai ka denoncuar në polici duke bërë që kjo e fundit të arrestonte të dyshuarin.


Shantazhi,
Biznesmeni u detyrua të fotografohej nudo


Kur burri i moshuar, ndodhej në banesën e të akuzuarës për grabitjen e tij, dhe po tentonte të pinte i qetë kafen me borxhlien nga e cila priste të merrte paratë, gruaja është ngritur 2 herë nga vendi me justifikime të ndryshme.


Ndërkohë gjatë këtyre lëvizjeve të gruas mësohet se këto lëvizje kanë pasur qëllim njoftimin e dy poersonave se pronari i lokalit në Ujin e Ftohtë ndodhej me të në banesë. "Pas pak kohe, në shtëpi kanë hyrë dy persona, njëri prej të cilëve ishte identifikuar të ishte Genci Kajtalli, dhëndri i të pandehurës Florika Haxhiaj (Beja).


Bashkë me të ndodhej edhe një person rreth 25 vjeç, të cilin i dëmtuari kishte rrëfyer se nuk e njihte. Të dy ata kanë nisur ta fyejnë dhe ta kërcënojnë të moshuarin me inicialet N. L. Në këtë mënyrë ata e kanë detyruar të shkojë në dhomën e gjumit dhe e urdhëruar të zhvishet vetëm me të mbathura. Pranë tij, është vendosur Hoxha, thuajse e e zhveshur, pasi mbante në gjoks vetëm reçiptat dhe qëndronte ulur pranë "dashnorit të sajur".


Në këto momente dy personat kanë nisur të fotografojnë dhe të filmojnë të moshuarin që dukej sikur flirtonte me gruan. Më tej, nëpërmjet kërcënimeve, i kanë komunikuar se
fotot dhe filmimet lakuriq të tij do i çonin tek bashkëshortja dhe familjarët e tij, e kanë detyruar të dëmtuarin, të nënshkruajë një deklaratë ku ai pohonte se i kishte borxh Genci Kajtalli 100 mijë lekë të reja që do t'ia jepte më 9 nëntor 2009,- thuhet në kërkesën e Prokurorisë.


moshuari i është drejtuar policisë duke kallëzuar shantazhin dhe vjedhjen me dhunë ndaj tij. Pas denoncimit është organizuar dorëzimi i parave, duke arrestuar edhe të dyshuarit, pranë një vendi të njohur me emrin "Rrapi".


Në këtë moment policia ka ndërhyrë duke arrestuar Kajtallin bashkë me vjehrrën e tij, duke i dërguar në polici e cila më pas ka referuar çështjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kajtalli është hetuar në gjendje arresti prej kësaj të fundit, ndërsa vjehrra e tij, Florika Hoxha është hetuar në gjendje të lirë. Pas më tepër se gjashtë muajsh hetim, prokuroria mbylli veprimet e saj duke e dërguar dosjen në gjykatë, ku pritet edhe të shqyrtohtet prej kësaj të fundit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›