E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shantazhi i Ramës mbi Asamblenë e PS-së

27-01-2013 / Gazeta 55

Asambleja socialiste s’ka marrë dje asnjë vendim, pasi Edi Rama e ka parë të udhës të shtojë shantazhin ndaj të gjitha fraksioneve e sensibiliteteve që s’i binden diktatit të 99-shave që kanë pushtuar partinë. Në Asamble u fol më shumë për lista përjashtimesh e ngushtim të hapësirës për aleatët, sesa për alternativën elektorale që duhet paraqitur para shqiptarëve


Fakti/Qazim Sejdini dhe Niko Peleshi blejnë anëtarësimin në kryesi, me devijimin e fondeve drejt fushatës së PS-së


Tortën e deputetëve Edi Rama nuk e ndau as në Asamble. Në restorantin e asamblesë Kombëtare të PS është diskutuar me dyer të mbyllura për shumë gjëra të parëndësishme.  Në këtë takim sipas fjalëve të sekretarin Organizativ të PS, Blendi Klosi u fol për situatën politike paraelektorale. Në fjalën e tij të transmetuar për mediat Edi Rama nuk foli fare për aleancat e reja me komunistët, as për listat e deputetëve të PS në qarqe, as mirë e as keq për ndarjen e mandateve në parlament duke shfaqur një kapsllëk politik. Sigurisht fshehja e aleancave, listave dhe qëllimeve politike po e dëmtojnë rëndë kryetarin e Partisë Socialiste në profilin e besueshmërisë publike. Në pamje të parë  Edi Rama duket se ka një vështirësi të dukshme në marrjen e vendimeve të rëndësishme për opozitën si alternativë ndaj qeverisë. Kjo është e çuditshme për faktin që pasur tetë vite në dispozicion për të pasur një strategji të suksesshme për të fituar zgjedhjet e ardhur në pushtet. Mirëpo kreu i opozitës Edi Rama po shfaqet i lodhur pikërisht në momentin me deciziv të përcaktimit të aleancave ideologjike, ekipit të deputetëve me të cilët do të kërkojë derë me derë votën, dhe i jepet i pafuqishëm për të frymëzuar ndryshimin, ndërsa kapet me etiketime të kundërshtarit politik. Edhe pse ka tetë vite që pret datnë  e 23 qershorit, Edi Rama dje në asamble fiku motorët e fushatës elektorale me mungesën e qartësisë për ofertën politike me të cilën kërkon të vijë në pushtet. Ndërkaq “risia” e vetme e Asamblesë, ishte rreshtimi në kryesinë e PS të kryetarit të bashkisë së Korçës Niko Peleshi dha atij të Elbasanit, Qazim Sejdini, të cilët prej ditësh po bënin presion karstik për të qenë në grupin determinues të listës së deputetëve meqenëse janë këto dy bashki që do të mbajnë barrën e madhe të financimit të fushatës elektorale të PS. Sigurisht në këtë rend mund të rreshtohet doli lajmi i pak jave më parë kur  gjatë një takimi me kryetarin e PS Niko Peleshi dhe Qazim Sejdini ishin ankuar për klimën e rëndë që disa deputetë të PS kishin krijuar në Elbasan e  Korçë, duke kapur kupolën lokale të PS, pasi halli më i madh është rikandidimi. Në të vërtetë, Kryebashkiakët Peleshi e Sejdini ishin duke ushtruar një presion financiar për të qenë anëtarë të kryesisë së PS. Sidomos Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini është shfaqur tepër i irrituar për faktin e përcaktimit të Ben Blushit në krye të listës së qarkut të Elbasanit pasi ky “eskluzivitet” i takonte njerëzve të tij. Në këtë logjikë të etheve të listës ku deputetët e sotëm të PS  janë përbetuar se nëse nuk janë në listë Rama ta harrojë mbështetjen e tyre në terren. ky shantazh i deputetëve të sotëm të PS i kanë shkuar në vesh Edi Ramës, dhe ky po ia kthen me një shantazh të dyfishtë deputetëve të sotëm duke ia mohuar transparencën e listës së kandidatëve të PS dhe i mbajtur varur në çengelin e  shpresës se ndonjë deputet do të gjejë emrin e tij në listë. Ky shantazh zgjerohet më tej në nivelet e aleancave partiake pas largimit demonstrativ të Dules e Milos, ku Rama për të magnetizuar çdo votë opozitare edhe i gatshëm të bëjë bashkë komunistë, ish-të përndjekur, renegatë, pseudo-liberalë, folkloristë e nacional-komunistë alla faqezinj.    


Sherri Rama-Braçe, paralajmërues i sherreve të mëdha në plevicën socialiste


I përjashtuar dy herë nga pjesëmarrja në takimet e Edi Ramës në Berat dhe i shpallur “deputet i pakallur”, Erion Braçe ka protestuar publikisht dhe ka bojkotuar pjesëmarrjen në asamble, duke paralajmëruar se s’do t’i bindet një diktati që po e kthen të majtën në një çerdhe klanore të milionerëve që gjallojnë pranë kryetarit të PS-së Pas largimit të Vangjel Dules, Paskal Milos edhe Erjon Braçe është larguar nga Edi Rama. Deputeti i Beratit Erjon Braçe është parë të largohet në mënyrë demonstrative nga asambleja  kombëtare e PS-së në restorant “Xibraku”. Erjon Braçe ka kërkuar që Rama të flasë shkoqur për listën e deputetëve duke kërkuar që të ishte deputet aty ku ka vota, pra, në Berat, por Rama është treguar intransigjent duke i thënë shko në Korçë se atje është paracaktuar. Ku acarim i dukshëm mes Ramës dhe Braçes nuk është mister, pasi në  dy takimet e fundit të Ramës në qarkun e Beratit Erjon Braçe nuk është parë në krah të tij. Midis tyre thuhet se ka pasur shkëmbime të zjarrta mesazhet kërcënuese. Por Rama qëndron i palëkundur në idenë se Braçe duhet të shkojë në Korçë për ta larguar me stil nga partia. Erjon Braçe këtë armiqësi me Edi Ramën e ka “peshqesh” prej Erjon Velisë, i cili me Braçen ka një hesap të pa larë që nga 2009, ku Braçe nuk e lejoi të dilte deputet në deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare duke bërë thirrje militantëve socialistë se një votë për Velini ishte një votë për Berishën. Sidoqoftë sherri më i fundit më PS, mes Ramës dhe Braçes është paralajmërues për sherre të tjera më të mëdha, ngase ethet e listës së kandidatëve të PS për deputet.      

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›