Statusi Berisha propozon referendum per miratimin e tre ligjeve

Miratimi me referendum i tre ligjeve kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat është çështja për të cilën kreu i qeverisë shqiptare kërkon mendimin e qytetarëve shqiptarë. Përmes një mesazhi në profilin e tij në rrjetin social Facebook”, Kryeministri Berisha shpjegoi dhe arsyet se përse bën një propozim të tillë.
“Te dashur miq!
Sot po ju drejtohem për te kërkuar mendimin tuaj për një vendim jetik për çdonjërin prej nesh, fëmijët tanë, te sotmen dhe te ardhmen tone evropiane.
Ky vendim është miratimi me REFERENDUM i tre ligjeve qe kërkohen për marrjen e statusit te vendit kandidat për anëtare te BE nga Shqipëria.
Ne tere historinë e integrimit europian te vendeve ish-komuniste, klikat e përmbysura apo pinjollët e tyre, nuk kane bllokuar ne Parlament ligjet dhe reformat e kërkuara për integrimin e vendeve te tyre ne BE siç ka bllokuar, pa asnjë shkak ligjor apo argument logjik por thjesht për interesa personale, z. Edi Rama votimin e tre ligjeve ne Parlamentin tone”, shkruan Berisha në .
Në gjykimin e tij, bllokimi po i kushton shumë Shqipërisë dhe Berisha e argumenton në këtë mënyrë.
“Duke ç’bllokuar me votën e qytetareve statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, ne sigurojmë qindra e qindra milionë euro investime direkte nga Komisioni Europian dhe sektori privat i BE si dhe dhjetëra mijëra vende te reja pune për te papunët tanë, mijëra e mijëra bursa dhe te drejta studimi ne vendet anëtare te BE për te rinjtë tanë.
Pas zgjedhjeve te qershorit 2013, është tashme e sigurte se z.Rama për mbijetese politike do perserise Ramen e vjeshtës 2009. Prandaj mendoj se për statusin e vendit kandidat duhet te flasin me votën e tyre ne një referendum qytetaret shqiptare. Unë do vlerësoja shume mendimin tuaj për ketë ceshtje.
Për mua JU JENI TE PARET! Sb”, mbyllej mesazhi i Berishës në “facebook”.