E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Forcat politike te sillen ne menyre te pergjegjshme para zgjedhjeve

Që prej tetorit, për Brukselin integrimi i Shqipërisë lidhet me numrin 3. Kjo pasi 3 janë kushtet e mbetura që ndajnë vendin nga statusi i kandidatit. Për eurodeputetët, politikanët që duan vërtet progresin e vendit, duhet ti votojnë ato.
“Këtë radhë, forcat politike duhet të zgjidhin çështjet e nevojshme dhe të sillen në mënyrë të përgjegjshme para zgjedhjeve. Presidenca irlandeze ka risjellë në vëmendje konkluzionet e samitit europian të dhjetorit. Këto konkluzione janë ende të vlefshme. Mbeten disa çështje për tu zgjidhur. Ne do të jemi të gjithë të lumtur kur të marrim lajmin që tre kushtet e mbetura janë përmbushur dhe votuar në parlament dhe se nga ana tjetër përgatitjet për zgjedhjet po ecin në rrugë të mbarë. Nuk dua të tregohem kritik, por nëse politikanët në Shqipëri janë vërtet në favor të integrimit europian, atëherë ata e kanë shumë të qartë, se ç’farë duhet të bëjnë. Dhe ata duhet ta bëjnë këtë nëse janë për progresin e vendit të tyre”, vuri në dukje Kukan.
Nëse tre ligjet votohen brenda shkurtit, Komisioni Europian harton një raport pozitiv për Shqipërinë në muajin mars. Shqipëria do të kishte kështu shansin për të marrë statusin e kandidatit brenda presidencës irlandeze. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›