Shaqiri në Botëror

Paraqitjet e shkëlqyeshme në fanellën e Baselit, e kanë shpërblyer Xherdan Shaqirin me një ftesë nga selektori Ottmar Hitzfeld që t’i bashkohet përfaqësueses së Zvicrës në Kampionatin botëror 2010.
Trajneri me prejardhje gjermane, të martën ka vendosur që talentin kosovar ta përfshijë në listën e 23 futbollistëve që do t’i marrë me vete në Afrikën e Jugut. Forma e mirë nëpër të cilën po kalon talenti kosovar, ka shtyrë ish-trajnerin e Byern Munchenit ta përfshijë në listën e tij.
“Më ka rënduar shumë vendimi që të mos e ftoj Stockerin, por i kam zgjedhur Padalinon dhe Shaqirin. Ky i fundit është i ri dhe për dallim nga Stockeri, ka kapacitet t’i mbulojë disa pozita”, ka thënë Hitzfeld.
Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri ka mbetur i befasuar me ftesën e Hitzfeldit, edhe pse mediat zvicerane atë e shihnin në Afrikën e Jugut pas lojërave të mira me skuadrën e Baselit.
“Nuk e kam pritur se do të shkoj në Kampionatin botëror. Por pas ndeshjeve të mira që i kam luajtur, trajneri ka vendosur që të më ftojë në përfaqësuese. Unë jam gëzuar për këtë, mirëpo familja ime edhe më shumë”, ka thënë Shaqiri për Express.
Xherdan Shaqiri këtë sezon ka debutuar në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e Baselit. Ai qysh në vitin e parë ka shkëlqyer me klubin nga stadiumi ‘St. Jakob-Park’, ku ka zhvilluar rreth 30 ndeshje dhe ka realizuar katër gola.
Shaqiri, i cili me përfaqësuesen A të Zvicrës ka debutuar më 3 mars kundër Uruguait, së fundi fitoi Kupën e Zvicrës me skuadrën e Baselit, derisa është në garë edhe për titullin e kampionit.
Ashtu siç ishte pritur, Valon Behrami do të jetë pjesë e kontingjentit zviceran në Afrikën e Jugut, pas paraqitjeve të mira me ekipin e tij, West Ham United këtë sezon.
Zvicra është pjesë e Grupit H në Botërorin 2010, së bashku me Spanjën, me të cilën do të luajë më 16 qershor, Kilin (21) e Hondurasin (25).
Bunjaku në listën rezervë
Në listën e 23 futbollistëve të ftuar nuk figuron emri i sulmuesit kosovar, Albert Bunjaku, i cili në debutimin e tij në Bundesligën gjermane me Nurnberg, realizoi 12 gola. Mirëpo, për gjilanasin nuk është gjithçka zi, sepse ai është pjesë e shtatë futbollistëve rezervistë, që mund të inkuadrohen në ekip, në rast të ndonjë lëndimi.
Në vend të tij, Hitzfeld e ka preferuar veteranin Hakan Yakin. Ish-trajneri gjerman e ka pranuar se e kishte të vështirë t’i lërë jashtë lojtarët si Bunjaku dhe Lustenberger, që luan te Hertha Berlin.
“Në këto raste duhet të marrësh vendime të vështira. Unë dhe stafi im kemi vëzhguar shumë futbollistë si në Zvicër, ashtu edhe jashtë saj, por zgjedhjet nuk ishin të lehta. Jo gjithmonë elementet më të mira e përbëjnë ekipin më të mirë, kështu që e kam marrë në konsideratë jo vetëm formën aktuale të lojtarëve, por edhe paraqitjen e secilit në kualifikime, duke u munduar ta gjej miksin e duhur ndërmjet futbollistëve ekspertë dhe atyre të rinj. Po të mundja, do t’i ftoja edhe 15 futbollistë të tjerë”, tha Hitzfeld.
Xhemajli, jashtë Botërorit
Blerim Xhemajli do të mbetet jashtë Botërorit Afrika e Jugut 2010. Edhe pse ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në dy sezonet e fundit, një lëndim i pësuar muaj më parë i ka kushtuar shtrenjtë mesfushorit të Parmës, i cili nuk figuron në listën e 23 futbollistëve të ftuar nga selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, për Botërorin Afrika e Jugut 2010