Mandzukicit i humbi medalja, i'a gjeti Ribery

Mario Mandzukic ka mundur të ketë një përfundim dëshpërues pas finales në Ligën e Kampionëve. Golashënuesi i Bayernit në finalen me Dortmund, gjatë festës së titullit, humbi medaljen e arit.
Këtë gjë ai nuk e diti, por atë e vërejti Frank Ribery. Ylli francez e vërejti se Mandzukic nuk kishte pjesën kryesore të medaljes, gjersa ai po festonte. Në video mund të shikoni këtë moment interesant dhe reagimet e dy lojtarëve.