E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri, skeptik për Olimpiadë

Pjesëmarrja e Xherdan Shaqirit në Lojërat Olimpike është e pasigurt. Edhe pse FIFA ka marrë vendim që klubet duhet t’i lirojnë futbollistët që të luajnë për ekipet e tyre kombëtare në ‘Londra 2012’, ylli kosovar nuk beson se gjiganti gjerman do ta lejojë të marrë pjesë në Olimpiadë.

Edhe pse FIFA ka marrë vendim që klubet duhet t’i lirojnë futbollistët që të luajnë për ekipet e tyre kombëtare gjatë Lojërave Olimpike Verore në Londër, korrik-gusht 2012, pjesëmarrja e Xherdan Shaqirit është e pasigurt.

Me dy tituj në bagazh, Shaqiri do të transferohet verës te gjiganti gjerman Bayern, derisa vëllai i tij, Erdini tashmë është në kërkim të një banese në Munich, shkruan e përditshmja zvicerane Blick.

Por, për të sqaruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Londër, Shaqiri në javët në vijim duhet të bisedojë me drejtuesit e klubit nga stadiumi ‘Allianz Arena’

“Unë do të doja të jem në Olimpiadë. Por, do të jem në një klub të ri dhe duhet të integrohem e të tregoj gatishmëri”, ka deklaruar Shaqiri.

“Mendoj se Bayerni nuk do të më lejojë të shkoj. Por, së shpejti do ta shqyrtojmë këtë çështje dhe do ta diskutojmë me ata që janë përgjegjës”, vazhdoi futbollisti kosovar.

Derisa ylli kosovar është treguar skeptik se a do të lejohet pjesëmarrja e tij në Olimpiadë, ekipin helvetik në këtë eveniment pritet ta përfaqësojnë disa futbollistë shqiptarë, si: Valon Behrami, vëllezërit Granit e Taulant Xhaka, Pajtim Kasami, Amir Abrashi dhe Vullnet Basha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›