E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sharjet në sport, Materaci “kampion”

Batuta që kanë bërë xhiron e botës. Sharrje perla. Dialogë që shumëfishohen dhe ripërsëritën. Personazhe të famshëm që prodhojnë perversitete. Nga italiani Marko Materaci te Xhovani Trapatoni. Nga anglezi Dejvid Bekam te rusja Sharapova. Të gjitha në një klasifikim të vecantë. Gazeta e përditshme angleze "Times" ka përzgjedhur 50 ofendimet më të këqia në ambientin sportiv. Vendi i parë i përket mbrojtësit të Interit, Marko Materaci, për episodin me Zidan në finalen e Botërorit. Shpjegimi: "Nuk dihet saktë se cfarë i ka thënë Materaci Zidanit, mbi motrën apo apo gruan, apo terrorizmin, por nëse francezi reagoi në atë mënyrë me një goditje të dhunshme me kokë, do të thotë se sharja ka qenë shumë e keqe". Në fakt ende askush nuk e di saktë "sharjen më të keqe në historinë e sportit". Deri tani ekzistojnë vetëm interpretime. Por, për gazetën "Times", që ka përzgjedhur edhe 50 sharjet më të rënda, ka mjaftuar për t'i dhënë kurorën italianit Materaci.
Vendin e dytë të klasifikimit e zë një shkëmbim batutash meids dy lojtarëve të njohur të kriketit. Australiani MekGreth i thotë Brandesit nga Zimbabve: "Përse je kaq i dhjamur?". Përgjigjia: "Pasi sa herë që shkoj në shtrat me gruan tënde me jep një biskotë". Në listën e famshme ndodhet edhe tenistja ruse Maria Sharapova(e 13-ta): "Nuk do të jem një Kurnikovë e dytë. Unë i fitoj ndeshjet". Boksieri i famshëm Muahmed Ali (i 14-ti) ka dhe ai sharrjen e tij kundër rivalit të tij, Xho Frejzër, për titull kampion botë në pesha të super të rënda në vitin 1971. "Xho Frejzër është kaq i shëmtuar sa do të ishte mirë t'i dhuronte fytyrën e tij Zyrës Amerikane të Kafshëve të egra". Edhe trajneri Xhovani Trapatoni është ndër 50-të njerzëve të batutave. "Do ta ftosh Paolo Di Kanion për Europianin e vitit 2004? "Aspak edhe në rast se e zë murtaja". Në listë është edhe një deklarim i legjendës Xhorxh Best (i 31-ti) në lidhje me deklarimet e tij për Dejvid Bekamin: "Nuk di të gjuajë me këmbën e majtë, nuk di të godasë me kokë, nuk është i zoti në dyluftin dhe nuk shënon shumë. Përvec këtyre më të tjerat është në rregull". Por, "Spajs Boj" është në listë (i 48-ti) për sharjen e tij të thjeshtë, efikase të papërkthyeshme, kundër një asistenti që i nxori kartonin e kuq: "Hijo de puta". Më pas Bekami tha: "Unë nuk e dija se cfarë do të thoshte ajo dhe se ishte shumë e keqe. Unë thjesht kisha dëgjuar disa nga shokët e mi të shanin në atë mënyrë përpara meje". Edhe komiku Nik Hanok ka batutën e tij ndaj portierit të Kombëtares angleze Devid Siman, për gafat e tij të panumërta, sidomos atë me Brazilin në Kupën e Botës 2002, kur pësoi golin e Ronaldinjos. "Nëse babai i Dejvidit do të kishte përdorur prezervativ kur e zuri ne do të ishim kampionë bote".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›