E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta-Slaven Belupo 2-2. Kuli heroi i durrsakëve

As mund ta ëndërronte kualifikimin. Kjo u mësua dy javë më parë në Koprivnica, kur skuadra durrsake u mund thellësisht 6-2. Por së paku Teuta në "Niko Dovana" me barazimin 2-2 dëshmoi se e kishte forcën për të përballur fuqinë e kroatëve të Slaven Belupos. Heroi i "djemve të detit" ishte Bekim Kuli, i cili shënoi edhe golat e tij të parë ndërkombëtarë. Sulmues kavajas me dy golat e tij (45' dhe 77') hapi dhe mbylli ndeshjen e kthimit Teuta-Slaven Belupo, kur për kroatët shënuan sulmuesit Dino Kresinger (65') dhe Bojan Vrucina (70'), i cili u shënoi durrsakëve së bashku dhe me dy golat e shënuar në ndeshjen e parë tre gola në 180 minuta lojë.
Takmi u zhvillua nën temperatura të larta, në një interesim ta pakët (tradicional) të shikuesve durrsakë, por nën një mbulim të fortë të medias radiofonike dhe gazetareske kroate që e përcolli "live" triumfin e Slaven Belupos. Ashtu si në Koprivnica, kur Daniel Xhafaj shënoi i pari, edhe Bekim Kuli në Durrës realizoi i pari. Fillimi i pjesës së parë ishte agresiv nga skuadra durrsake për të synuar golin qysh në minutat e para, por talenti Emiliano Vila shpërdoroi një rast të mirë në minutën e 25-të. Pas minutave të tëra lojë mesatare në limitin e ndeshjes, me një gjuajtje tokazi goditi fuqishëm për të mposhtur portierin zëvendësues Silvio Rodic dhe mbyllur pjesën e parë në avantazhin e Teutës.
Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte shumë i zbehtë për durrsaët, që me një formacion ermergjence pas përjashtimeve dhe dëmtimeve vuajtën shumë në organizimin e lojës dhe mbylljen e zonave.
Pas një pasigurie në mesfushë kroatët inicuan një aksion të rrezikshëm në minutën e 65-të dhe sulmuesi 25-vjecar Dino Krisinger nuk e pati të vështirë të ndodhej brenda zonës së vogël të portës durrsake dhe me një gjuajtje me të majtën nga një distancë 5-6 metra mposhti veteranin Xhevair Kapllanin. Pesë minuta më pas Slaven mori kryesimin e përkohshëm (2-1) falë golit të realizuar nga sulmuesi 23-vjecar, Bojan Vrucina, i cili arriti në thellësi të zonës durrsake dhe me një goditje të saktë e përcolli drejtpërsëdrejti në rrjetë. Pjesa e tjetër e lojës edhe pse dukej pa histori për Teutën pati kohë të mjaftueshme për Bekim Kulin për të shënuar golin e barazimit për Teutën (2-2) dhe të dytin përsonal, për ta ruajtur si një kujtim të bukur individual në një mbrëmje eliminimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›