Lacio këmbëngul për rokadën Tare-Bogdani

Telenovelë shqiptarësh në kampionatin italian. Një shqiptar ikën, një tjetër vjen. Lacio është rishprehur e gatshme të këmbejë Ejron Bogdanin me Igli Taren. Ekipi kryeqytetas për ditë e më shumë kërkon informacione mbi gjigandin shqiptar të Kievos. Gazetat më prestigjioze italiane e quajnë të realizuar. Xhovani Sartori, drejtori sportiv i Kievos shpërndan idetë e tij te njerzit e futbollit. "Largime të bujshme? Vetëm në rast se Kievo do të përmirësohet. Përndryshe qëndrojmë kështu". Një deklaratë që nuk bind askënd. As atë vetë. Por, i duhet ta bëjë. Kievo synon të rikthehet me nxitim në Serinë A. Lëviz në merkato, por më këmbët e rënduara. "Të vimë te cështja, - shkruan gazeta veroneze "L'Arena", - Princin e Epirit (Bogdanin) e pëlqejnë të gjithë. Por gjithcka duhet bërë brenda rregullave. Lacio nxiton. Në Romë mendojnë t'i japin jetë një këmbimi të barabartë: një shqiptar që largohet, me një tjeteër shqiptar që vjen. Bogdani bardhekaltër, Tare në Veronello". Në fakt, pengesa vjen nga Kievo. Sartori dëshiron një sulmues të freskët, ndoshta dhe të keq, madje është i gatshëm të rrezikojë dhe një sezon. Por, opsionet janë të shumta për Kievon. Mbeten për t'u vlerësuar. Edhe Rexhina kërkon Bogdanin. Por dhe Napoli. Reja e dëshiron shqiptarin dhe ka mundësi të realizohet transferimi i tij te ish-skuadra e Maradonës. Bomberi shqiptar, thekson "Il Matino". prej kohësh është në shënjestrën e Napolit. "Tratativa duket komplekse për dy motive. Bomberi është i "përkedhelur" nga Lacio që ofron Taren, qoftë edhe për faktin se klubi venet kërkon Bukin, Pian ose De Zerbin që duan të qëndrojnë te Napoli". Por nuk mbaron këtu. Pasi flitet edhe për Torinon.