“Shqipëria Etnike” mposht Serbinë ne Kupen UEFA

Dash Frasheri
Kualifikim historik i Besës në Kupën UEFA, ashtu si 35-vjet më parë, kur në Kupën e Fituesve të Kupave në edicionin 1972-1973 kalonte në turin e dytë, kur mposhte skuadrën daneze Fremad (1-1, 0-0). Ashtu si Flamurtari i Vlorës me Partizanin e Beogradit në turin e parë të Kupës UEFa në edicionin 1987-1988. Mjaftoi një 0-0 me Bezanijën në Tiranë, që e kombinuar edhe me atë 2-2 në Beograd dy javë më parë (goli i Elokan në minutën e 90-të vlejti dyfish), solli edhe kalimin në turin e dytë të Kupës UEFA të skuadrës së vetme shqiptare të mbetur në arenën ndërkombëtare. Një lojë që foli totalisht për ekipin kavajas nga minuta e parë kur pati rastin e parë me Driton Krasniqin e deri të minuta e fundit kur Abdulla Ishaka mund të tregohej më i vememendshëm për ta shtyrë topin në rrjetë. Në minutën e 8-të kapiteni Xhihanin realzioi një kryevepër, kur pasi stopoi topin me gjoks goditi fluturimthi nga 25-metra ndërsa topi goditi shtyllën traversale. Në të 10', pas një goditje këndi nga një rrëmujë në zonën e vogël të portierit, Abdulla Ishaka i ndodhur në vijën e portës duhej ta kalonte Besën në avantazh. Pesë minuta më pas nigeriani vodhi një top por u tregua i pavendshëm përpara portës, për të mbërritur te minuta e 30-të kur goditi tokazi shtyllën. Pjesa e parë mbyllet 0-0, por Besa ka fituar avantazhin psikologjik. Pjesa e dytë e njëjta strategji e trajnerit rumun të Besës, Silviu Dumitresku. Besa niset mirë nga mesfusha e ngjeshur dhe Bezanija nuk gjen hapësira për t'u organizuar. Një lojë me shumë faza ndalesash dhe kartonat nuk mungojnë (8 të verdhë). Dy ekipet e përfunduan takimin me nga 10 lojtarë. Hoxha për Besën (për shkak se rihyri në fushë pa lejën e gjyqtarit) dhe portieri Kovacic për Bezanijën (pasi preku topin me dorë jashtë zone kur ishte lojtari i fundit) u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari portugez. Besa ishte shumë më impulsive, arriti të godasë tri herë shtyllën (Xhihani, Abdulla Ishaka dhe Veliaj) dhe shpërdoroi një mori rastesh të humbura fatalisht (tre të pastra të Abdulla Ishaka) që solli në përfundim të 90 minutave të dyta edhe triumfin verdhezi të shoqëruar me thirrjet e mbi 7000 tifozëve, që thirrën në fund "Shqipëria Etnike", duke pasur parasysh se luajti kundër një skuadër serbe, nga zemra e saj Beogradi. Besa e përbërë me lojtarë shqiptarë nga Shqipëria (Xhihani, Veliaj, Belisha, Alikaj, Arapi, Hoxha), Kosova (Krasniqi) e Maqedonia (Zendeli e Ramadani), një "Shqipëri Etnike" e grumbulluar te një emër simbolik "Besa" ishte fitorja më e madhe.