Shayk: Pozoj e zhveshur, por jo për Playboy

Irina Shayk
E dashura e futbollistit të njohur Kristiano Ronaldo, modelja ruse Irina Shayk ka deklaruar se nuk do të pozojë kurrë për revistën Playboy. Modelja që famën e saj e ka arritur fal aftësive shumë të mira të zhveshjes ka theksuar për mediat se ajo ka klas dhe nuk do të pozonte kurrë për revistën.
Naomi Kembëll dhe Klaudia Shifer kanë pozuar për revistën Playboy por ato ishin në fund të karrierës së tyre. Unë nuk do ta bëj kurrë një gjë të tillë, është shprehur Shayk, e cila ka theksuar se ka veshur funde të shkurtra dhe taka shumë të larta që në moshën 10- vjeç.