E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e Gligorov, Berisha homazhe në ambasadën maqedonase

Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot homazhe në ambasadën maqedonisë në Tiranë për nder të ish- Presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka vlerësuar figurën e Gligorovit në themelimin e shtetit të pavarur të Maqedonisë.
 

“Kiro Gligorov ishte shtetar që me mencurinë, guximin, urtësinë, vendosmërinë e tij shkëputi në rrethana të vështira shtetin e Maqedonisë nga federata që po shpërbëhej jugosllave dhe e shkëputi atë në mënyrë paqësore. Gligorov ishte themelues i shtetit të pavarur të Maqedonisë dhe presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike. Ai dha një kontribut të çmuar në paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe të rajonit të jugut të Ballkanit, si dhe në bashkëpunimin rajonal” ka theksuar Berisha.

Më tej kryeministri Berisha theksoi se vdekja e ish Presidentit të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov, është një humbje e madhe për Maqedoninë dhe miqtë e saj në rajon dhe në botë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›