E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshira seksuale, humbet me kalimin e moshës?

Kush tha se me kalimin e viteve, nuk ke më dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale?

Kjo nuk është e vërtetë dhe madje është demostruar në një studim të botuar së fundmi jo vetëm nga revista e seksologjisë, por nga Revista e Shoqërisë Mjekësore Amerikane, i quajtur Jama.

Gratë e moshuara janë seksualisht aktive. Ndoshta ato gjykojnë për të reduktuar dëshirën seksuale me kalimin e viteve, por kur ato e provojnë, janë plotësisht të afta për zgjimin e orgazmës.

Por pyetja e cila të lind natyrshëm është se për cilat kategori të grave po flasim?

Sipas këtij studimi i referohemi një grupi të personave të cilët jetojnë në Kaliforni dhe për 40 vite janë mbajtur nën vëzhgim nga studiuesit, me qëllimin e vetëm për të studiuar gjendjen shëndetësore të tyre.

Studimi i njohur si “Rancho Bernardo Study”, nuk kishte për qëllim të merrej vetëm me shëndetin seksual. Ndërkohë, duke i’u referuar moshës së 806 grave të përfshira në këtë studim, mesatarja është 67 vjeç, ndërsa 63 % e tyre ishin në menopauzë.

Pavarësisht se në përgjithësi dëshira pakësohet me kalimin e viteve, 40% e tyre pohojnë se dëshira për seks mbetet dhe se ajo kurrsesi nuk ka humbur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›