Shba, 9 të vdekur nga aksidenti ajror mbi lumin Hudson

Kërkimi për trupat vazhdon, pas një përplasje ajrore fatale mbi lumin Hudson në Nju Jork që i mori jetën 9 personave, duke përfshirë dhe një fëmijë.
Një avion I vogël I cili ishte nisur nga aeroporti I Teterboro me 2 pasagjerë në bord u përplas me një helikopter turesh turistike, në bordin e të cilit ndodheshin 5 turistë italianë.
Ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit nxituan në vendngjarje për të kontrolluar për të mbijetuar dhe për rrënojat në Hudson.
Disa dëshmitarë okular thanë se të dy, avioni dhe helikopteri u rëzuan në ujë pas përplasjes.
" U ula pranë oqeanit dhe dëgjova një zhurmë të madhe. Ngrita sytë dhe pashë një avion dhe një helicopter. Dukej sikur ata ishin përplasur dhe u rrëzuan në ujë."-tha një dëshmitar.
Ekipet e shpërtimit kanë mundur të nxjerrin dy trupa, por nuk ka ansjë shpresë për të gjetur të mbijetuar.
Kryebashkiaku I Nju Jorkut Michael Bloomberg tha se kërkimet kishin ndryshuar nga një kërkim shpëtimi në një operacion rekuperimi.
" Me dëshpërim duket se në këtë pikë nuk do të ketë të mbijetuar nga aksidenti pothuajse I menjëhershëm apo disa sekonda më vonë, kur avioni dhe helikopteri shkuan drejt ujit. Kështu që mua më vjen keq që më duhet të njoftoj në publik një tjetër tragjedi. Kjo nuk do të ketë një fund të lumtur"-tha Bloomberg.
Bloomberg tha gjithashtu se policia kishte gjetur një pjesë nga rrënojat në ujërat e thellë dhe se kërkimet mund të vazhdojnë për disa ditë.