E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNASUR përcakton strategji për gripin e derrave

Ministrat e Shëndetësisë të Bashkimit të Kombeve të Amerikës Jugore (UNASUR) u takuan në Quito të Ekuadorit dhe përcaktuan një strategji të përbashkët për të garantuar mbulimin e nevojave të rajonit me vaksinën H1N1.
Pas takimit në Quito përpara samitit të UNASUR, ministrat e shëndetësisë thanë se rajoni do të ketë nevojë për rreth 200 milionë doza vaksinimi.
" Nuk do të ketë prodhim të mjaftueshëm të vaksinave për nevojat globale, për këtë arsye ne i bëmë thirrje lidershipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të dhënë mbështetjen e tij në negociatat me laboratorët dhe kombeve të para në botë të cilët kanë para-blerë vaksinën, në mënyrë që të garantojë qasjen në popullsinë më të pambrojtur të vendeve në rajon", tha Ministri ekuadorian i Shëndetësisë, Caroline Chang.
" OBSH të vendosë një marëveshje jo mbi bazën e blerjeve individuale sipas çmimit të krijuar nga fondi, por duke mos lejuar interesta tregtare që të përfitojnë nga paniku që ka sjellë pandemia"-shtoi Chang.
Minsitrat e Shëndetësisë nga vendet e UNASUR shpresojnë se strategjia e përbashkët do të përmirësojë hyrjen dhe disponueshmërinë e vaksinës H1N1 në rajon, në të cilin 30 % e popullsisë konsiderohet të jetë më e pambrojtura nga gripi I derave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›