E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Rrëzohet avioni, 9 të vdekur

9 persona duke përsfhirë dhe 5 turistë italianë humbën jetën të shtunën kur një avion i vogël goditi një helicopter mbi Nju Jork dhe të dy u rrëzuan në ujërat e lumit Hudson.
Një fotografi e shfaqur në " Fox Neës" ka kapur momentin kur të dy aeroplanët u përlpasën.
Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit tha përmes një deklarate se kishte dërguar 10 ekipe për të hetuar përplasjen.
Autoritte lokale thanë se janë rekuperuar vetëm trupat e tre viktimavge.
Ndërsa operacionet e kërkimit kishin mbaruar për ditën e tragjedisë dhe se do të rifillojnë të dielën në mëngjes.
Ekipet e kërkimet dhe ato të shpëtimit nxituan për në zonën pranë rrugës " Ëest 14" në Manhattan menjëherë pasi ndodhi aksidenti ajror në mesditë dhe zhytësit e policisë filluan kërkimet për të mbijetuar dhe për rrënojat.
Helikopteri i perkiste "Liberty Helicopter", një nga operatorët më të mëdhenj të helikopterëve në verilindje të Shteteve të Bashkuara. Në bordin e helikopterit ndodhej piloti së bashku me 5 turistë italianë, ndërsa në avion ndodheshin tre persona, duke përfshirë dhe një fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›