Fëmijët, që 4 muajsh mund të mësojnë rregullat e gramatikës

SHBA, 1 Prill NOA – Momenti më i mirë për të mësuar gjuhën një fëmijë është, padyshim fëmijëria e parë.
Megjithatë një studim i fundit i Max Planck Institut, i financuar nga BE dhe i publikuar në revistën Plos One, tregon se “të kapurit” tek të vegjlit është diçka me të vërtetë surprizuese, madje kjo duke filluar që në moshën 4 mujore.
Të porsalindurit faktikisht janë në gjendje të dallojnë fenomenet prezent si rrokjet, zanoret apo bashkëtingëlloret.
Ky kërkim është kryer mbi të vegjlit gjermanë prej katër muajsh të cilëve iu përcollën disa fraza italiane ku shfaqeshin dy instruksione tepër të thjeshta: (për shembull “il fratello sta cantando” dhe “la sorella puo cantare”).
Pas kësaj fraze, të vegjlit iu nënshtruan një testi të vogël, gjatë së cilit dëgjuan fraza korrekte dhe të gabuara, si “la sorella puo cantando” apo “il fratello sta cantare”.
Pasi u vëzhgua aktiviteti cerebral i fëmijëve u vu re, se ata arrinin të kapnin gabimet që u bënin, jo në kuptim gramatikor, por në bazë të tingullit të fjalës.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeOrare për fëmijët në ParisE shoqja lind fëmijën me ngjyrë, kërkon divorcin dhe dëmshpërblimE rrallë: Lind fëmija nga embrioni i ngrirë 11 vite më parëUNICEF: Në botë punojnë 150 milion fëmijë Rod Stewart, baba për të tetën herë Lidhje: 4 muajsh, femije, gramatike, kutpojne