E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheen tenton për ta shpëtuar martesën

Charlie Sheen dhe Brooke Mueller ende janë duke tentuar për ta shpëtuar martesën e tyre.

Çifti – të cilët ishin në lidhje gjersa Charlie ishte arrestuar Ditën e Krishtlindjeve për shkak se kishte bërë sulm psikik dhe fizik mbi Brooke – nuk janë duke menduar për divorc për momentin pasi ata dëshirojnë që të shpëtojnë martesën e tyre për hatër të dy djemve të tyre binjak, Max dhe Bob.

Në një deklaratë të përbashkët të bërë nga avokati i Brooke, Yale Galanter dhe producenti ekzekutiv i Charlie, Mark Burg thuhet se “ju lutem le ta sqarojmë këtë: Ata nuk janë duke kërkuar divorc”.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë marrëveshje financiare në mes të palëve. Tregimet që janë shkruar janë totalisht të pabazuara në burime të pasakta”.

Megjithatë, përfaqësuesit e çiftit kanë pranuar se ata kanë pasur probleme martesore dhe se për momentin janë duke jetuar ndaras, por janë duke bërë përpjekje për t’u ribashkuar.

“Kjo ka qenë një kohë e vështirë për ta dhe ata kanë pasur nevojë që të shikojnë se ku kanë qenë problemet themelore të tyre”, ka thënë Yale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›