E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kate Moss bën mural!

Kate Moss ka bërë një kontratë me Banksy për t’ja pikturuar një mural në villen e saj.

Supermodelja – e cila kohëve të fundit ka shpenzuar 12 milion dollarë për ta blerë një shtëpi në Londër – ka paguar artistin e “Guerrilla” me 230 000 dollarë për t’ja bërë një pikturë “eklektike” brenda mureve të shtëpisë së saj.

“Kate është një adhuruese e madhe e Banksy dhe ka disa shembuj të printuar të punës së tij, disa edhe origjinale në shtëpinë e saj”, ka thënë një burim për gazetën britanike “Daily Mirror”. “Ai madje ka bërë edhe një portret të Moss. Ajo i ka shpjeguar atij saktësisht se çfarë donë dhe Banksy ka thënë se çmimi nuk ishte i lirë”.

“Kate ka kërkuar që i tërë muri të pikturohet, duke treguar Kate duke ecur në shumicën e skenave ku ka bërë bujë në karrierë – duke filluar që nga paraqitja e saj e parë kur ka pasur 16 vjet. Kjo do të jetë një risi, të cilën nuk e fsheh as Banksy”, tha burimi.

Bukuroshja e pasarelave të modës – po ashtu ka kërkuar që të pikturohet edhe një numër i madh i fytyrave publike si Sadie Frost, Naomi Campbell dhe Lily Allen që janë shoqe të saj – pret që puna artistike të rrit edhe vlerën e shtëpisë së saj.

“Kate shpreson që puna artistike e Banksy, që do të bëhet papafingon e shtëpisë do t’ja rrit vlerën për së paku 300 000 dollarë shtëpisë së saj”, ka thënë shoku. “Ajo mendon se i tërë ky investim do t’i sjell asaj të ardhura nëse vendos për ta shitur shtëpinë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›