E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefat e “qarqeve” të Kosovës në Beograd për Marrëveshjen

Shefat (serbë) të pesë “qarqeve” të Kosovës kanë biseduar sot me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes Kosovë – Serbi arritur ë 19 prill, njoftojnë medie të Beogradi.

Shefat e “qarqeve” i emëron Qeveria e Serbisë dhe ata përkujdesen për zbatimin e vendimeve shtetërore në disa rajone.

Në bisedime kanë qenë shefi i “qarkut” të Mitrovicës Radenko Nedelkoviq, e Pejës Vinka Radosavljeviq, i Kosovës Vladeta Kostiq, i Kosovë – Anamoravës Sërgjan Mitroviq dhe ai i Prizrenit Jovica Budurica.

Ata janë takuar me kryeministrin Ivica Daçiq dhe me zëvendësin e tij Alkesandër Vuçiq./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›