Çitaku: Zbatimi i marrëveshjes duhet të nisë para 20 qershorit

Marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq, mund të vihet në dyshim në rast se ajo nuk nis së zbatuari para 20 qershorit.
Madje, sipas ministres së Integrimeve, Vlora Çitaku, marrëveshjen do ta rrezikonte edhe refuzimi i planit të zbatimit nga pala serbe, transmeton KTV.
Këto komente Çitaku i ka bërë gjatë takimit me ministrin danez të Çështjeve Evropiane, Nicolai Wammen.
Ministri danez ka vlerësuar se arritja e marrëveshjes i ka ofruar Prishtinën dhe Beogradin me Bashkimin Evropian. Ai ka specifikuar se tashti të dyja vendet duhet të fokusohen në zbatimin e saj. “Mesazhi im është shumë i qartë për të dyja palët, që zbatimi është një gjë esenciale”, është shprehur Wammen.
Ministrja Çitaku, ka thënë se duhet ruajtur unitetin e brendshëm politik për agjendën evropiane./Indeksonline/