Shefat e prokurorive jetojnë me rrogat dhe shlyejnë kredi
Jetojnë me të ardhurat e rrogës dhe shlyejnë kredi çdo muaj. Kjo është pasqyra financiare e krerëve të prokurorisë në rrethet kryesore të Shqipërisë. Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim te deputetët, funksionarët e organit të akuzës duket se nuk kanë pasuri të mëdha të patundshme apo biznese. Gazeta "Shqip" ka analizuar të dhënat e formularëve të pasurive të disa prej prokurorëve kryesorë.
Tirana
Prokurori i Tiranës, Genti Xholi, në deklarimin e parë të tij ka shënuar pagë mujore 75 000 lekë në muaj, ndërsa shuma neto në një vit është shënuar 586 659 lekë. Në vitin e tretë të deklarimit, Genti Xholi ka shënuar të ardhurat nga paga për një vit në shumën 799 853 lekë. Po në këtë deklarim ai ka shënuar edhe një kredi në "Raiffeisen Bank", fleksi kredi (overdraft) në emër të Genti Xholi. Shuma e kredisë është shënuar 200 000 lekë. Në vitin e deklarimit 2006, Xholi ka shënuar krijimin e një depozite me afat në 11.01.2006. Shuma që zotëron Xholi është 509 571 lekë, ku 50% e ka bashkëshortja. Po në këtë formular është deklaruar edhe një autoveturë "Opel Astra" në vlerën 2 300 euro. Në këtë formular, të ardhurat personale nga paga janë deklaruar 819 420 lekë. Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 166 800 lekë. Xholi ka shënuar kredi bankare afatmesme për blerje autoveture të përdorur. Ka shlyer 110 154 lekë dhe mbeten pa shlyer 289 846 lekë. Në deklarimin e vitit 2007, Xholi ka shënuar interesa nga depozita me afat në shumën 16 453 lekë. Të ardhurat nga paga janë deklaruar në shumën 904 488 lekë në një vit. Të ardhurat nga paga e bashkëshortes janë shënuar në një vit 163 592 lekë. Në këtë vit Xholi ka shlyer edhe shumën 200 495 lekë nga kredia që kishte marrë një vit më parë. Xholi ka përfituar interesa bankare në shumën 53 141 lekë, ndërsa ka krijuar një depozitë mujore në shumën 120 000 lekë. Paga dhe shpërblime si drejtues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë shënuar 1 805 114 lekë, ndërsa të ardhurat nga Shkolla e Magjistraturës janë 102 815 lekë. Në këtë vit është shlyer 92 040 lekë, pjesa e fundit e kredisë. Xholi ka shënuar në "Raiffeisen" shlyerje detyrimi overdraft shumën 450 000 lekë dhe shumën 5 mijë euro. Të ardhurat e bashkëshortes janë 855 002 lekë në një vit. Interesa nga depozitat janë shënuar 53 141 lekë, një depozitë mujore është deklaruar 120 000 lekë, ndërsa të ardhurat nga kursimet kanë si interes shumën 596 lekë. Një depozitë me afat 6-mujor është konvertuar në euro, duke u bërë në shumën 5 500 euro. Bashkëshortja e Xholit ka krijuar një depozitë fleksi nga të ardhurat e pagës në shumën 2000 euro. Ajo ka deklaruar edhe shlyerje overdrafti 100 000 lekë dhe kartë krediti 500 euro.
Durrësi
Prokurori i Durrësit, i larguar para pak ditëve nga detyra, ka deklaruar në formularin e parë shumën 200 000 lekë. Të ardhurat nga paga janë shënuar 75 000 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat e bashkëshortes janë shënuar 27 500 lekë për një vit. Në deklarimin për vitin 2004, Ndoja ka shënuar një makinë në vlerën 200 000 lekë të blerë në vitin 2003. Në të njëjtin formular është shënuar edhe shuma 20 000 euro cash e krijuar në maj-dhjetor 2004. Të ardhurat nga paga e bashkëshortes janë shënuar 500 000 lekë, ndërsa të ardhurat nga paga e tij si prokuror në katër muaj të vitit 2004 dhe pastaj si avokat janë: 28 000 euro dhe 280 000 lekë. Në deklarimin për vitin 2007 është shënuar 117,5 metër katror apartament i pa hipotekuar në vlerën 65 000 euro. Një tjetër pasuri e deklaruar është një lokal në Shëngjin në vlerën 114 600 euro dhe një tjetër lokal me vlerën 159 520 euro po në Shëngjin. Ndoja ka shënuar edhe një apartament banimi me sipërfaqe 327,71 metra katrorë në vlerën 163 855 euro. Një tjetër pasuri është një apartament në Shëngjin me vlerë 2 000 000 lekë. Ndoja ka shënuar edhe një makinë BMW në vlerën 34,000 euro, nga e cila ka likuiduar 17 000 euro. Të ardhurat si pedagog në universitet Ndoja i ka deklaruar 3000 lekë ora, ndërsa të ardhurat nga puna si avokat nga prill 2004 deri në janar 2008 janë shënuar 750 000 euro. Të ardhurat e bashkëshortes janë shënuar 504 000 lekë në një vit. Ndoja ka shënuar edhe të ardhura nga familjarët e tij në shumën 328,800 lekë në vit dhe për rastin tjetër 294 000 lekë në vit. Ndoja ka deklaruar 17 mijë euro pa likuiduar nga kredia për blerjen e makinës. Në vitin e deklarimit 2008, Ndoja ka shënuar kursimet nga aktiviteti profesional si prokuror shumën 843 056 05 lekë. Kursimet nga puna si pedagog i jashtëm në universitet janë shënuar 274 260 lekë. Të ardhurat nga paga si ekspert seminari janë deklaruar 208 980 lekë, të ardhurat nga paga e bashkëshortes janë shënuar 380 623 lekë, paga e babait si mësues është 376 992 lekë në një vit dhe paga e nënës si mësuese është 311 400 lekë. Ndoja ka shlyer 4316 euro nga kredia e marrë për blerje makine. Të ardhura të tjera të deklaruara nga gruaja janë shënuar 380 623 lekë.
Shkodra
Kreu i Prokurorisë së Shkodrës, Përparim Kulluri, ka deklaruar në formularin e parë se ka në pronësi një dyqan tregtie në Orikum që në vitin 1994 në vlerën 0.6 milionë lekë. Të ardhurat nga paga janë shënuar 1.02 milion lekë, të ardhurat nga paga e babait 1 264 lekë dhe nga paga e nënës 0,1572 lekë. Për vitin e deklarimit 2004, Kulluri ka shënuar paga si subjekt deklarues 1 451 736 lekë; shpërblime në punë 40 000 lekë dhe paga e bashkëshortes në një vit 360 000 lekë. Në deklarimin për vitin 2005 ka deklaruar gjendje cash shumën 450 000 lekë. Të ardhurat nga punësimi janë deklaruar 1 336 212 lekë, ndërsa të ardhurat nga bashkëshortja janë shënuar 456 000 lekë. Kulluri, në formularin e pasurisë për vitin 2006, thotë se dyqani i tij në Orikum është prishur për interes publik, ndërsa pret kompensimin. Ai deklaron edhe një autoveturë në pronësi të bashkëshortes në vlerën 200 000 lekë, ndërsa shuma 600 000 lekë si kursime familjare në cash. Kulluri ka marrë një kredi për blerje apartamenti në vlerën 6 500 000 lekë. Të ardhurat nga paga janë shënuar 1 290 635 lekë, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar 624 005 lekë. Kulluri ka shlyer 23 710 lekë nga kredia e marrë për shtëpinë. Në deklarimin për vitin 2007 është shënuar blerje makine në shumën 500 000 lekë. Është shitur një makinë në shumën 250 000 lekë, ndërsa janë kursyer nga shitja e makinës 600 000 lekë. Të ardhurat nga paga janë shënuar 1 371 068 lekë dhe ato të bashkëshortes janë 383 733 lekë. Edhe në këtë vit Kulluri vazhdon të shlyejë kredinë për shtëpinë. Në formularin për vitin 2008 shënohen gjendje cash 600 000 lekë; të ardhurat nga paga e tij janë 1 321 047 lekë, ndërsa nga bashkëshortja 565 960 lekë. Vazhdon shlyerja e kredisë për shtëpinë.
Drejtori i hetimit
Sokol Stojani, drejtor i hetimit në prokurori në deklarimin e parë ka shënuar një apartament në shumën 5 milionë lekë, ku zotëron 33,3%. Stojani ka shënuar edhe një veturë në shumën 2 milionë lekë; të ardhurat nga paga e tij në shumën 0,9 milionë lekë, të ardhurat nga pensioni i nënës janë 0,099960 lekë dhe të ardhurat nga paga e vëllait 6 milionë lekë. Në deklarimin për vitin 2004 është shënuar një kredi në shumën 5 milionë lekë me afat 25 vjet, nga ku ka shlyer 864 000 lekë. Stojani ka deklaruar për këtë vit edhe të ardhurat nga paga e tij. Në deklarimin e vitit 2005, Stojani ka deklaruar pagën e tij në shumën vjetore 840 000 lekë. Paga e bashkëshortes është deklaruar për periudhën gjashtëmujore në shumën 180 000 lekë. Pagesa e saj si pedagoge është shënuar 250 000 lekë në këtë kohë, ndërsa pensioni që përfiton nëna e tij nga sigurimet shoqërore është në shumën 135 000 lekë. Stojani edhe në këtë vit vazhdon të shlyejë kredinë për banesën. Në deklarimin e vitit 2006, Stojani ka shënuar autoveturë në vlerën 650 000 lekë; gjendje në llogari rrjedhëse shuma 1 500 euro; gjendja në llogarinë e bashkëshortes 1 000 euro. Të ardhurat nga paga janë 850 000 lekë; të ardhurat nga pagat e bashkëshortes janë: 100 000 lekë, 85 000 lekë dhe 150 000 lekë. Të ardhurat nga nëna e tij janë shënuar 135 000 lekë. Vazhdon edhe në këtë vit shlyerja e kredisë për banesën. Në deklarimin për vitin 2007 është shënuar shitja e autoveturës në shumën 250 000 lekë; kursime në bankë 800 euro dhe gjendje cash 1 200 euro; kursime të gruas 1 200 euro në bankë dhe 1 000 USD gjendje cash; kursime të mamasë në bankë në shumën 40 000 lekë. Të ardhurat nga paga janë shënuar 840 000 lekë; nga paga e gruas janë 295 000 lekë dhe nga pensioni i nënës 140 000 lekë. Stojani vazhdon të shlyejë kredinë për shtëpinë, ndërsa ka marrë një kredi tjetër për blerje makine në shumën 380 000 lekë. Në deklarimin për vitin 2008, Stojani shënon shumën 5 000 euro kursime; të ardhurat e pagës janë deklaruar 1 698 409 lekë; paga e gruas 409 000 lekë për një vit; nga pensioni i nënës 150 000 lekë. Stojani deklaron gjithashtu se vazhdon të shlyejë dy kreditë.
Vlora
Shefi i Prokurorisë së Vlorës, Sokol Malaj, në fillim ka deklaruar 1.5 hektarë tokë të përftuar nga Ligji 7501. Të ardhurat nga paga janë 75 000 lekë në muaj. Në vitin 2004 ka deklaruar të ardhura nga paga 1 451 736 lekë dhe shpërblime 140 000 lekë. Në deklarimin e mëpasshëm janë shënuar të ardhurat vjetore nga 1 304 929 lekë dhe nga shpërblimet 42 500 lekë. Në deklarimin e vitit 2006 është shënuar prenotim apartamenti në vlerën 60 000 euro. Të ardhurat nga paga 1 661 974 lekë. Malaj ka marrë kredi për blerjen e shtëpisë dhe vazhdon shlyerjen, ndërsa ka detyrim tjetër nga firma ndërtuese shumën 2 300 000 lekë. Për vitin 2007, të ardhurat nga paga janë 1 394 842 lekë; të ardhura të trashëguara të prindërve nga vdekja e vëllait në shumën 9 300 000 lekë dhe dhuratë nga prindërit shuma 2 300 000 lekë. Vazhdon edhe shlyerja e kredisë për shtëpinë. Për vitin 2008 janë shënuar vetëm të ardhurat nga paga në vlerë 1 491 208 lekë.
Krimet e Rënda
Shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, ka deklaruar në formularin e parë një apartament 1 milionë lekë, i ndërtuar para vitit 1990; një autoveturë në vlerë 300 000 lekë; të ardhura nga paga 0.6 milionë lekë. Në vitin 2004 deklarohet paga vjetore 1 375 000 lekë. Në vitin 2005 shënohet shitja e autoveturës në shumën 200 000 lekë; të ardhura nga paga 1 268 835 lekë dhe shpërblime 42 500 lekë. Në vitin 2006 deklarohen të ardhura nga paga 1 277 005 lekë. Në vitin 2007 shënohen të ardhura nga paga 1 392 610 lekë. Në vitin 2008 deklaron depozitë 500 000 lekë, llogari rrjedhëse 1 000 euro. Është shënuar tokë bujqësore e trashëguar 4792 metra katrorë dhe një tjetër tokë bujqësore 2979 metra katrorë. Depozita të familjarëve të tij në shumat: 500 000 lekë, 600 000 lekë, 500 000 lekë dhe 200 000 lekë. Të ardhurat nga paga vjetore 1 580 266 lekë, shpërblime 39 000 lekë dhe nga kursi në Londër 3400 paund.