Vizat dhe statusi, Meta drejt Brukselit
Çështja e liberalizimit të regjimit të vizave dhe shqyrtimi i aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat do të jenë kryefjala e vizitës së kryediplomatit Ilir Meta në Bruksel. Burimet diplomatike sqaruan se Meta, menjëherë pas përfundimit të vizitës në Malin e Zi, do të niset drejt kryeqendrës europiane. Brukseli
Burimet sqarojnë se sot pritet që Meta të ketë takime me funksionarë të socialistëve europianë. Në këto bisedime, ai do të lobojë për të garantuar mbështetje lidhur me liberalizimin e vizave dhe shqyrtimin e kërkesës për statusin. Të martën mësohet se janë planifikuar takime në një tryezë të organizuar nga "Friedrich Ebert". Dita e mërkurë do të ketë edhe interesimin më të madh të medias. Në faqen zyrtare të Komisionit Europian është publikuar në axhendë një takim midis ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, dhe komisionerit europian për zgjerimin, Olli Rehn. Në këtë takim pritet të diskutohet për procesin e liberalizimit të vizave dhe momentin kur do të shqyrtohet kërkesa për statusin e kandidatit në Bashkimin Europian. Pala shqiptare ka deklaruar prej ditësh se brenda muajit nëntor do mund të përmbyllen një pjesë e detyrimeve në kuadrin e procesit të liberalizimit të vizave.
Mali i Zi
Dje, zëvendëskryeministri Meta zhvilloi një sërë takimesh në kuadër të vizitës së tij në Malin e Zi. Ai u prit nga kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Ranko Krivokapiç. Gjatë takimit u theksua historia e përbashkët e dy vendeve, si edhe zhvillimi dinamik i marrëdhënieve shumëplanëshe gjatë viteve të fundit, si një bazë solide për të zgjeruar hapësirat e bashkëpunimit dypalësh dhe perspektivën e përbashkët euroatlantike.
Meta dhe Krivokapiç evidentuan rëndësinë e shkëmbimeve ndërparlamentare për nxitjen e dialogut e bashkëpunimit politik, duke theksuar kontributin e rëndësishëm të dy parlamenteve ndaj nxitjes dhe ecurisë së proceseve integruese të përbashkëta rajonale dhe euroatlantike. Në këtë kuadër u shpreh vullneti për intensifikimin e kontakteve mes komisioneve të ndryshme parlamentare të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Gjatë vizitës dyditore në Malin e Zi, Meta u takua edhe me drejtuesit e partive kryesore shqiptare, respektivisht me kryetarin e Partisë Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, kryetarin e Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj, kryetarin e Lidhjes Demokratike, Mehmet Bardhi, kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike, Nazif Cungu dhe përfaqësuesit e koalicionit "Perspektiva", Amir Hollaj e Vesel Sinishtaj.