Fier- Shoqëritë e transportit rrugor në grevë
Vazhdon greva e shoqërive të transportit rrugor edhe në qytetin e Fierit. Kanë qenë 7 autobusa dhe 12 taksi 4+1 që janë nisur sot nga stacioni hekurudhor dhe kanë bllokuar qendrën e qytetit të Fierit. Ata protestojnë kundër konkurrencës së pandershme dhe kundër mjeteve të transpotit rrugor që janë të palicencuara. Siç deklaron Agron Koçiu, kryetari i sindikatës së transportit rrugor janë 100 mjete që qarkullojnë të palicencuara. Greva e paralajmëruar më parë kishte si synim që të bëjë institucionet përkatëse me dije që të marrin masa kundër automjeteve të palicencuara, pasi ato po i çojnë drejt falimentimit shoqëritë e transportit rrugor.