Mbrojtja inteligjente NATO pergatitet per ndryshimin e madh
NATO ka shpallur ndryshimin rrenjesor jo te natyres se saj dhe bazat per te cilat u krijua por menyren e veprimit ne sfidat e reja te nje bote qe ndryshon perdite dhe ofron aleanca te tjera dhe zevendesimin e listes se vjeter te prioriteteve strategjike. Por sa eshte Shqiperia e pergatitur kur vetem pak muaj me pare mori kritika te ashpra nga Konferenca e 4-t prej ACT qe eshte Komanda e Transformimit te Organizates Neser pritet te dalin edhe perfundimet e mbledhjes se 28 ministrave ku me pas mund te ballafaqohen sfidat dhe arritjet. Para takimit te ministrave te Mbrojtjes se 28 vendeve te Aleances se Atlantikut te Veriut. Ne shtabin qendror te NATO-s ne Bruksel sekretari i pergjithshem i saj Anders Fogh Rasmussen ka dale dy dite me pare ne nje konference per shtyp dhe pritet qe edhe sot te kete nje te tille pervec asaj te dites se neserme gjate ministerialit. Por cperfaqeson ky ndryshim i ri i Aleances apo sic quhet Strategjia e re dhe si ndikon kjo strategji me Shqiperine vend anetar i NATO-s qe nga viti 2009. Edhe pse Aleanca Atlantike eshte nje organizate e barabarte shtetesh ku cdo shtet ka te drejten e tij te vendose vete ndaj vendimet merren me konsensus gjithsesi ky grupim i rendesishem politiko-ushtarak mbeshtetet kryesisht ne vendet qe kane pjesen e luanit ne financimin dhe marrjen pjese te trupave ushtarake ne operacionet e perbashketa. Por rasti i Libise solli padyshim nje zhvillim pak te papritur qe ne fakt ishte pare vite me pare edhe gjate misionit te NATO-s ne Kosove apo edhe misionit nderkombetar ku NATO mori drejtimin me vone ate ne Afganistan. Mosmarrja pjese e Gjermanise ne operacionin direkt per te cliruar Libine nga regjimi i Gadafit ka sjelle ne skene sfida te reja dhe menyra veprimi nga Aleanca. Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen deklaroi dy dite me pare se eshte koha kur shtetet anetare te hedhin syte tek ajo qe quhet smart defence duke ulur me tej fondet dhe duke shtuar bashkepunimin mes vendeve duke rritur efikasitetin me nje fjale krijimin e strukturave te sigurise ne nivelin e sherbimeve elitare inteligjente ku siguria ne radhe te pare eshte profilaksi e me pas mbrojtja efikase. Nje diplomat i rendesishem i NATO-s theksoi dje se prej muajit gusht eshte ngritur nje strukture e rendesishme e kesaj organizate e cila drejtohet nga i famshmi Jamie Shea i cili ishte zeri i Aleances se Atlantikut te Veriut gjate bombardimeve ndaj makines ushtarake dhe policore te Milloshevicit. Behet fjale per divizionin e emergjencave dhe sfidave te sigurise. Ky divizion eshte dhe thelbi i nje NATO-je te re ku truri kthehet ne bazen e veprimit operacional te nje organizate politiko-ushtarake. Shtyllat e veprimit te ketij divizioni perbehen nga mbrojtja prej sulmeve elektronike sic quhen Cyberatack kunder terrorizmi mbrojtja nga sulmet e mundshme te infrastruktures energjetike sic jane hidrocentralet centralet e medhenj berthamore ose jo rruget e transportimit te gazit dhe te naftes etj. Kjo rruge e re e Aleances ka te beje thelbesisht me sherbimet inteligjente dhe aftesine e tyre per te penetruar per te vepruar e parandaluar situatat e renda. Por ne Shqiperi kemi nje rast te rralle ku sherbimi i inteligjences percmohet nga qeveria sulmohet nga ajo nderkohe qe cmohet nga nderkombetaret. Kemi te bejme me sherbime sekrete ose agjenci te tilla nen kontrollin e qeverise te cilet ndjekin politiken e financimit te favorizuar te ketyre agjencive. Nderkohe qe Sherbimi Informativ Shteteror ne te gjitha vitet kur hartohet buxheti perkates ankohet per mungesen e alokimit te miliona eurove. Gjithsesi Tirana zyrtare do te duhet te zbatoje disa standarde te caktuara dhe nuk mund te mbaje qendrime te njeanshme sic ndodhi dy vjet me pare me ligjin e famshem per SHISH qe u terhoq pas presionit te forte nga SHBA dhe telefonates me Berishen te sekretarit te pergjithshem te NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Ne fund te korrikut ne seancen e fundit parlamentare eshte miratuar nje ligj ne te cilin ratifikohej Protokolli qe ndryshon aneksin e sigurise se marreveshjes ndermjet paleve te traktatit te Atlantikut Verior per bashkepunimin per informacionin atomik. Ndryshimi i ketij protokolli parashikon dhe rritjen e monitorimit te Shqiperise per menyren e ruajtjes se dokumenteve. Ne kete marreveshje jane ndryshuar rregullat per marrjen e informacionit te klasifikuar. do informacion qe do te jepet nuk do te kaloje me pare nga zyrat e Sigurimit ne NATO NOS dhe te sherbimeve sekrete te SHBA-se. Ky fakt eshte konfirmuar nga ekspertet e Ministrise se Mbrojtjes dhe te Drejtorise e Sigurise se Informacionit te Klasifikuar. Sipas eksperteve te gjitha te dhenat informacionet sekrete per ceshtjet atomike me pare duhet te filtrohen nga zyrat qendrore te NATO-s. Ajo qe bie ne sy eshte se inspektimi i NATO-s ne Shqiperi nuk do te kryhej nje here ne vit por eshte lene e hapur mundesia qe ai te realizohet ne cdo kohe. Ndersa nuk dihet ende nese nje ky ndryshim prek vetem Shqiperine si anetare me e re NATO-s apo dhe shtetet e tjera.