Shefi i Krimeve, 3500 europër të ndaluarin me armë
TIRANE-Vihet në pranga për korrupsion Shefi i Krimeve pranë komisariatit nr. 1 Tiranë Fatos Goxhaj. Arrestimi i tij është bërë për shkak se i ka kërkuar qytetarit Ramazan Alla, një shumë prej 3 mijë e 500 eurove me qëllim që të mos e arrestonte për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve luftarake. Ngjarja për të cilën është arrestuar zyrtari i lartë i policisë ka ndodhur katër muaj më parë në një fshat të Tiranës. Policia ka shoqëruar një të moshuar me emrin Ramazan Alla, pasi kishte qelluar në ajër me një armë pistoletë që e mbante pa leje. Shefi i Krimeve, Fatos Goxhaj, ju ka kërkuar 3 mijë e 500 euro familjarëve të tij për të mos e arrestuar. Për këtë arsye e ka referuar çështjen në prokurori, hetim në gjëndje të lirë për Ramazan Allën. Paralelisht është përpjekur të gjejë mënyra për të mos e arrestuar, duke tentuar madje ta shtrojë edhe në spital si të sëmurë, vetëm për ta shmangur nga arrestimi. Teksa ka përfudnuar e gjithë procedura, mësohet se vetë Ramazan Alla i ka dorëzuar shefit të krimeve të komisariatit nr.1 Tiranë 200 euro, pasi më parë i kishte dhënë 3 mijë euro. Mirëpo shuma prej 200 euro nuk është pranuar nga i arrestuari Goxhaj, i cili sipas burimeve i ka pohuar Ramazan Allës që të shkonte të mlidhte dhe 300 euro të tjera për ti bërë 500, dhe pastaj tia dorëzonte.
KALLEZIMI PENAL
I mërzitur nga ajo që i kishte transmetuar shefi i Krimeve në policinë e Tiranës, Ramazan Alla i është drejtuar prokurorisë së kryeqytetit ku ka bërë kallëzim penal ndaj tij. Kanë qënë efektivat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të cilët të autorizuar nga prokuroria e Tiranës kanë vënë në përgjim të arrestuarin Fatos Goxhaj, ku pas disa takimeve private që ai kishte bërë me shtetasin Ramazan Alla ka rezultuar se Goxhaj kërkonte shumën prej 500 euro kundrejt lirisë që i kishte dhënë shtetasit Ramazan Alla. Kaq ka mjaftuar që hetuesit të mbledhin provat e nevojshme kundër tij, duke urdhëruar arrestimin në flagrancë të kolegut të tyre Fatos Goxhaj.
TRANSFERIMI
Prej katër ditësh Goxhaj rezultonte i transferuar në komisariatin e policisë së Përmetit, ndërsa arrestimi i mesditës së djeshme erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës. Kështu, gjyqtari Sokol Toma kishte firmosur vendimin për masën “arrest me burg” për Fatos Goxhajn, shefin e krimeve të komisariatit nr. 1 të kryeqytetit, pasi dosja që i ishte sjellë gjyqtarit fliste për një çështje korruptive. Burimet e policisë thonë se arrestimi i Goxhaj erdhi pas një hetimi 1-mujor nga ana Shërbimit të Kontrollit të Brendshme të Ministrisë së Brendshme dhe Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës. Pikërisht prokuroria i kishte dhënë autorizim SHKB-së për të zhvilluar përgjime ndaj Goxhajt. Ai është hetuar këto 1 muaj për detyrën si shef krimesh në komsiariatin nr. 1, post të cilin e mban që prej vitit 2010. Pritet që pas tre ditësh ai të dalë para gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)