E Diel, 1 Nëntor 2026

“Presidenti”, Rexhep Meidani takim ‘tet a tet’ me Edi Ramën

TIRANË- I sh-Presidenti, Rexhep Meidani u takua dje, në selinë e PS-së me kreun e kësaj partie, Edi Rama. Edhe pse zakonisht, dita e hënë është konsideruar si dita e takimit të këshillit politik, ose thënë ndryshe “këshillit të të urtëve”, kjo nuk ka ndodhur. Burimet nga PS bënë të ditur se shumë nga anëtarët e këtij këhsilli kishin angazhime të tjera dhe për pasojë nuk mund të ishin të pranishëm. 

Kështu që kreu socialist Rama ka thirrur për të biseduar kokë më kokë me ish-presidentin Rexhep Meidani, i cili pak kohë më parë njihej si një nga kritikët e Ramës në parti. Po sipas burimeve nga PS, mes tyre është diskutuar rreth axhendës së takimit të ardhshëm të këshillit dhe janë shmangur biseda rreth kriktikave të profesorit Servet Pëllumbi. Së fundmi, nën emrin e Forumit Civil 2010, ish-Presidenti Meidani së bashku me ish-Presidentin Moisiu organizuan një tryezë me ekspertë ku i bënë thirrje publike partive politike të zgjedhin me konsensus kreun e ri të shtetit, në mënyrë që sipas tyre të respektohet gërmë për gërmë fryma e Kushtetutës së Republikës.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›