E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehen në modë golat fantazmë, Anglia u thotë stop

Shoqata angleze e futbollit mori një qëdnrim të qartë për përdorimin e teknologjisë në fushë. Reagimi vjen pas golit të shënuar në gjysmë-finalen e FA CUP të Juan Matës ku topi nuk kishte kaluar vijëne e bardhë.

Bordi Ndërkombëtar duhet të vendosë për përdorimin e  teknologjisë në fushën e blertë në një  mbledhje që do të mbahet me 2 Korrik.

Ne përsërisim dëshirën tonë për të miratuar sa më shpejt të jetë e mundur, dhe nuk do lëvizim nga qëndrimi jonë për këtë çështje pasi jemi të vendosur- shpjegon FA në publikimin e saj në faqen zyrtare.

Pas golit të djeshëm të Matës ka reaguar edhe tranjeri i Totenhem: Gjyqtari ka bërë një gabim të madh, ai nuk e bëri me qëllim, por unë thjesht nuk mund ta kuptoj se si ai mundi të jepte një gol të tillë.

Kapiteni i Chelsea-it, Terry ka reaguar pas këtij episodi duke u shprehur pro teknologjisë, pasi momente të tilla mund të dëmtojnë shumë një ekip dhe të favorizojnë një tjetër.

Golat fantazëm kanë dal shumë në skenë kohët e fundit, mjafton të përmendim golin e Muntarit ndaj Juventusit që hapi shumë polemika në Itali dhe zgjidhja e vetme për drejtuesit në Itali dhe Angli mbetet futja e teknologjisë.

Rozalb Lika/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›