Biznesi, politika dhe komuniteti
Zgjidhja e kontradiktave që nuk mund të zgjidhen vetiu në treg mes bizneseve dhe konsumatorëve, dhe midis vetë bizneseve është detyrë e shtetit. Roli kryesor për këtë i takon gjykatave. Ndërkohë, edhe dy pushtetet e tjerë, ai legjislativ dhe ekzekutiv, ndërhyjnë për të zbutur kundërshtitë në interesat private të pjesëtarëve të shoqërisë. Por, këto dy pushtete janë të supozuar të ndërhyjnë, kryesisht për të sheshuar mospërputhjet mes interesave private dhe atyre publike.
Në 20 vjetët qysh nga lejimi i bizneseve private në Shqipëri, fatkeqësisht, shumë rrallë biznesmenët kanë demonstruar interes për forcimin e rolit të shtetit si një arbitër i rreptë dhe i paanshëm në garën ekonomike. Shpesh, ata kanë qenë të kënaqur me paaftësinë, mosorganizimin dhe për më tepër, me korrupsionin e shtetit. Por një shtet i korruptuar, që shet sot lehtësisht lëkurën e vet në favor të një grupi biznesmenësh, mund ta shesë atë nesër në favor të një grupi tjetër rival me po aq lehtësi. Ajo që një biznesmen ble nga një shtet i korruptuar është thjesht një favorizim që është i vlefshëm për aq kohë sa një tjetër biznesmen nuk ofron çmime më të larta për të. Shembuj të biznesmenëve të fuqishëm shqiptarë që kanë qenë të favorizuar nga shteti deri në një farë kohe, e që më vonë janë lënë jashtë tortës së favoreve, nuk mungojnë. Po ta hedhin vështrimin më larg se fitimi i ditës së sotme, të gjithë biznesmenët duhet të inkurajojnë funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Sepse, ata nuk duhet të harrojnë se sistemi i ri politik që kemi adoptuar dhe që është i presupozuar të na afrojë me Europën e Bashkuar, nuk është dizenjuar që shteti të bëjë ndërhyrje arbitrare apo të korruptuara në ekonomi , ai është dizenjuar për të qenë një arbitër i paanshëm në lojën e interesave private. Por, shpenzimet e mëdha që partitë shqiptare bënë në dy fushatat e fundit zgjedhore të fusin dyshimin se biznesmenët tanë akoma nuk e kanë kuptuar rëndësinë e funksionimit të shtetit ligjor. Këto shpenzime disa miliona dollarësh nuk ka sesi të mbulohen nga kuotizacionet modeste të anëtarësive përkatëse, apo financimi buxhetor - ato janë thjesht financime të biznesmenëve të fuqishëm, të cilët parapaguajnë fshehtas favore që presin t’u bëhen nga fituesit e zgjedhjeve në katër vitet vijues. Një fenomen tjetër që u vu re në dy fushatat e fundit zgjedhore, ishte investimi privat i disa kandidatëve-biznesmenë për përmirësimin e infrastrukturës së komuniteteve ku ata kandidonin. Në pamje të parë ky veprim duket pozitiv - ai jep mesazhin se shteti nuk është formula magjike për zgjidhjen e çdo problemi, dhe se shumë prej tyre mund të zgjidhen nga vetë komuniteti. Por, nga ana tjetër, ai të lë një shije të keqe batakçillëku elektoral. Sepse nuk është fisnike që biznesmenët e fuqishëm të kujtohen për komunitetin e tyre vetëm kur u duhet vota e pjesëtarëve të tij. Neglizhimi i deritashëm i mirëqenies së komunitetit nga shumica e biznesmenëve shqiptarë është një dukuri që nuk duhet të vazhdojë gjatë. Sepse, siç shkruante Garret Hardin në esenë “The Tragedy of the Commons”, kur çdo anëtar i komunitetit synon të maksimizojë përfitimin e vet afatshkurtër, pasoja afatgjatë mund të jetë shkatërrimi i vlerave ose i mirëqenies së vetë komunitetit. Pra, është e rëndësishme që biznesmenët tanë, duke ndjekur shembullin e shumë biznesmenëve të tjerë në botë, të mundohen të adresojnë problemet e komunitetit ku jetojnë. Ata duhet të gjejnë mënyra që, me sa mundësi të kenë, të mobilizojnë burime njerëzore e financiare në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve të tyre, e për rrjedhojë, të përmirësimit të jetës së njerëzve që i përbëjnë ato. Në qoftë se, ata do ta bëjnë këtë gjë, rriten shanset për ndërtimin e sistemit ekonomiko-shoqëror të tipit europian që duam të realizojmë. Përndryshe, një alternativë tjetër është një sistem ku shteti merr përsipër zgjidhjen e të gjitha problemeve të individëve. Dhe ne shqiptarët e kemi provuar mbi kurrizin tonë për 45 vjet një sistem të atillë...