E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i UNMIK-ut viziton sot Beogradin

Beograd, 25 gusht  - Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, do të qëndrojë sot në Beograd, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, i cili është edhe ministër i Punëve të Brendshme, si edhe me ministrin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq. Njoftimet për takime janë konfirmuar nga kabinetet e Daçiqit dhe Bogdanoviqit, por ato nuk kanë dhënë hollësi se për çfarë do të bisedojë shefi i misionit të OKB-së në Kosovë me autoritetet serbe.
Më herët, zyrtarët e UNMIK-ut kanë thënë se misioni është i gatshëm të ndihmojë organizimin e bisedimeve për çështje praktike midis Prishtinës e Beogradit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›