Shefi i ZAP-it akuzohet nga punëtorët e tij

Punëtorët e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm nuk po mund të durojnë më padrejtësitë e menaxhmentit të kësaj zyre. Ata janë lodhur nga favorizimet, diferencimet dhe mospërfillja që po ua bën shefi i tyre, Lage Olofsson.
Kanë filluar të kundërshtojnë veprimet e tij. Këtë e kanë bërë fillimisht me një letër që ia ka dërguar atij Sindikata e punëtorëve të kësaj zyre. E në rast se edhe pas letrës së marrë nuk ndryshon qasja e tij, punëtorët kanë paralajmëruar forma të tjera të kundërshtimit ndaj mënyrës se si Olofsson po udhëheq me Zyrën që merret me kontrollimin e raporteve financiare të institucioneve./koha.net/Indeksnonline/