E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Hasani shkelë ligjin

Enver Hasani ka shkelur ligjin. Për pasojë Universiteti i Prishtinës pritet të dëmtohet financiarisht rreth tetë mijë euro. Shkeljen e ligjit përkatësisht Statutit të UP-së pesë vjet më parë nga kryetari aktual i Gjykatës Kushtetuese e kanë konstatuar dy shkallë të gjykatës, ajo Komunale dhe e Qarkut e Prishtinës, shkruan Koha ditore.

Përveç kësaj, gjykata ka konstatuar se shkelja e ligjit është provuar të legjitimohet me dokumente të paqena nga sekretari i UP-së, Esat Kelmendi. Gjykatës ai i kishte prezantuar dokumente të rreme se gjoja shkarkimi ishte vepër e Senatit e jo e rektorit.

Procesverbalet e dy mbledhjeve të Senatit të mbajtura më 29.9.2006 dhe më 3.10.2006, të cilave u është referuar Kelmendi, nuk e dëshmojnë se Senati kishte nxjerrë vendim për ndëshkimin e profesorëve që punojnë në universitete private. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›