Ekspozohen kostumet tradicionale shqiptare
U inaugurua dje ne Xhenova te Italise ekspozita Shqiperia luks e shkelqim ku do te ekspozohen kostume tradicionale nga Shqiperia e vende te tjera te Ballkanit. Pjesa me e madhe e kostumeve qe u perkasin shekujve XVIII dhe XIX vijne nga Shqiperia por mes tyre gjenden edhe kostume qe vijne nga Turqia Greqia Mali i Zi e Bullgaria. Tipologjia e veshjeve dhe aksesoreve ne raport me zonen dhe prejardhjen si dhe jeten e perditshme te atyre qe i kane mbajtur shfaqet edhe permes nje grupi prej 22 fotografish te cilat i perkasin fillimit te viteve lsquo900 te nxjerra nga negativet origjinale te arkivit Marubi. Ekspozita e organizuar nga Sektori i Muzeve ne Xhenova ne bashkepunim me konsullaten shqiptare eshte celur ne hapesirat qe u kushtohen koleksioneve tekstile te muzeve te Strada Nuova. Ajo eshte pjese e projektit Kultura ne valixhe me qellim integrimin kulturor mes muzeve dhe bibliotekave ne qyteteve te ndryshme te Italise. Ekspozita do te jete e vizitueshme deri me 13 mars te vitit 2011.