E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i policisë-arbitrave: Do ju var në litar

Share

Aktet barbare në stadiumet shqiptare nuk kanë fund. Pas dhunës masive të Laçit, e cila u tolerua nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi Laçi nuk u përjashtua nga kampionati, dhuna ka shpërthyer dy ditë më parë edhe në Pogradec, ku sërish pre kanë rënë arbitrat, edhe pse nga pamjet është parë se kanë qenë korrekt në gjykim.

Si të mos mjaftonte dhuna e lojtarëve dhe tifozëve të Pogradecit, palë në këtë dhunë janë bërë edhe kryetari i bashkisë dhe kreu i policisë.

Madje, ky i fundit, sipas Kryetarit të Kolegjiumit të Gjyqtarëve të Elbasanit, Sopot Resmeliu, i ka kërcënuar arbitrat me jetë.

Në vend që të mbronte arbitrat, ai u bënte presion, madje me fjalët me makabre që mund të thuhen si: Do ju var në litar apo do ju shtyp kokën. FSHF duhet të ndëryjë që të ndalet dhuna ndaj arbitrave, pasi po rrezikohet jeta e tyre, ka thënë Resmeliu. Vetë shefi i policisë, Kujtim Isaji, i ka mohuar këto akuza.

Çfarë mund të presësh nga tifozët në stadium, kur vetë shefi i policisë nxjerr nga goja të tilla kërcënime?!

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›