E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat Bie ne lume humb jeten 33-vjecari

Nje person ka humbur jeten si pasoje e rrezimit te automjetit me te cilin ai udhetonte ne thellesine e lumit Mat. 33-vjecari Albert Guzha ka mbetur i vdekur ndersa automjeti tip BMV me te cilen ai udhetonte ka devijuar nga rruga per te perfunduar ne lume. Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e se dieles rreth ores 13.30 ne vendin e quajtur Ura e Shul Batres ne aksin rrugor Bulqize - Burrel. Deshmitaret ne vendngjarje bejne me dije se viktima udhetonte se bashku me persona te tjere ne automjet ndersa sipas policise ai udhetonte i vetem. Trupi i pajete i 33-vjecarit Guzha eshte nxjerre nga thellesia e lumit ndersa po punohet per rikuperimin e automjetit dhe per kryerjen e ekspertizes se mjetit e cila do te zbulonte edhe shkaqet e aksidentit te rende. Sipas hetimeve paraprake rezulton se shpejtesia tej normave te lejuara eshte bere shkak i humbjes se kontrollit nga ana e drejtuesit te automjetit per te perfunduar me pas ne lum cka rezultoi fatale per drejtuesin e automjetit Albert Guzha. Ai jetonte dhe punonte ne Itali ndersa kishte ardhur ne Shqiperi per te kaluar festat e fundvitit me familjaret e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›