Sarande Goditet banda e adoleshenteve grabites
Goditet serish banda e njohur me emrin lsquoB13 ne qytetin e Sarandes. Sipas policise se qytetit bregdetar agjentet kane rene ne gjurmet e bandes pas grabitjes se nje dyqani por nga 5 anetaret e saj eshte arrestuar vetem 14-vjecari me iniciale E. E. Nderkohe qe kater te tjeret mes tyre 2 adoleshente dhe 24-vjecari Elton Abazi e 21-vjecari Lisjen Kazo jane ne kerkim. Burime nga policia bejne te ditur se banda qe tashme akuzohet per 7 grabitje te ndryshme gjate ketij viti jane goditur dhe njehere ne vitin 2010 por pas pak muajsh burgim ata jane rigrupuar serish per te vijuar aktivitetin. Madje policia i ka identifikuar te rinjte si persona problematike me precedente penale ndersa ne bande shpesh anetaresojne dhe te rinj te tjere.