E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i ri i EULEX Marnhac shpall si sfide sundimin e ligjit ne veriun e trazuar te Kosoves

15-10-2010 / Gazeta 55

Ne diten e pare te punes se tij shefi i ri i EULEX-it Xavier Bout de Marnhac pranoi se do te kete sfida ne shtrirjen e sundimit te ligjit ne tere Kosoven vecanerisht ne veri per te cilen pjese tha se do te jete sfide e vecante. Marnhac i beri keto komente pas takimeve qe pati me kreret e institucioneve te Kosoves.
Shefi i ri i EULEX-it francezi Xavier Bout de Marnhac tha se objektivat e misionit evropian do te mbeten te njejta por premtoi ndryshime ne menyren e kryerjes se punes.
Misioni mbetet i njejte meqe mandati mbetet i njejte. Mbase mund te kete ndryshime per shkak se menyra se si une i kryej punet eshte pak me ndryshe nga ajo e paraardhesit tim tha Marnhac ne diten e pare te punes si shef i EULEX-it.
Misioni i Bashkimit Evropian eshte vendosur ne Kosove dy vjet me pare. Por nder sfidat qe nuk ka mundur ti tejkaloje eshte vendosja e plote ne veriun e Kosoves i cili vazhdon te kontrollohet nga strukturat paralele serbe.
Ish-komandanti i KFOR-it Xavier Bout de Marnhac premtoi se do ti coje gjerat perpara ne kete pjese duke marre parasysh edhe lidhjet e mehershme qe ka pasur me njerezit ne veri.
Po veriu eshte sfide. Une kam per qellim te shkoj atje sa me shpejt qe te jete e mundur per te vleresuar vete. Dua ti rive lidhjet me ata njerez. Une kam pasur lidhje ne poziten time te mehershme ne Kosove KFOR dhe dua te ndertoj raporte personale me faktore kyce per ti cuar gjerat perpara.
Kemi per qellim qe te rrisim dukshmerine e EULEX-it ne veri pranine e tij ne veri dhe te rrisim sundimin e ligjit atje. Mendoj se ajo qe ka ndodhur ne javet e kaluara ka bere qe secili ne Kosove perfshire edhe ata ne veri te dine se mund te kete sundim ligji tha Marnhac.
Qe nga koha kur eshte vendosur EULEX-i ka mbajtur nje qendrim neutral karshi statusit te Kosoves. Por ushtruesi i detyres se presidenti Jakup Krasniqi shfaqi shpresen se misioni me ne krye Xavier de Marnhacun do te ndryshoje kete qasje.
Ai ka ardhur ne kohen kur EULEX-i ne nje forme edhe ka ndryshuar statusin e tij per faktin se mendimi i GJND-se ka bere qe edhe EULEX-i te mos jete neutral ndaj statusit tha Krasniqi.
Nje nga objektivat e EULEX-it sa eshte udhehequr nga Yves de Cermabon ishte lufta kunder korrupsionit. Por hetimet e nisura ne disa ministri dhe kompani publike nuk kane kaluar ende ne procese gjyqesore.
Kryeministri Hashim Thaci i cili po ashtu u takua me zotin Marnac i premtoi ndihme EULEX-it ne kete drejtim.
Jemi duke diskutuar mundesine qe shume shpejt te formohet edhe task- forca antikrim i organizuar dhe antitrafikim. Mendoj se keshtu do te plotesohen ata mekanizma adekuate per sundim te ligjit tha Thaci.
Nderkohe perfaqesuesi special i BE-se Pieter Feith duke i uruar mireseardhje Xavier de Marnhacut tha se roli i EULEX-it eshte qenesor per ta ndihmuar forcimin e sundimit te ligjit ne Kosove dhe ecjen drejt te ardhmes se saj ne BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›